Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka folur rreth takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi.
Jashari i ka thënë arbresh.info se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë me takime që të gjejnë një zgjidhje.
“Po sot pas përgatitjeve që janë bërë nga të gjitha palët, sot kemi pas takimi me kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi dhe kemi biseduar për problemet konkretisht për kundërshtimin tonë lidhur me ligjin e pagave dhe jemi marrë vesh që ministri Bytyqi dhe koordinatori i kryeministrisë, Besnik Tahiri të përgatiten dhe gjatë kësaj jave të takohemi me komisionin parlamentar për administratë në mënyrë që të gjithë së bashku të angazhohemi dhe me dëshirën e përgjithshme për ndryshim të koeficienteve në sistemin arsimor”, ka thënë Jashari.
LEXO EDHE: Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut
Ai ka deklaruar se janë në pritje të asaj se çfarë do të arrihet gjatë këtyre takimeve duke shtuar se për këto është këshilli drejtues i SBASHK, organi i cili do të vlerësojë se sa është arritur të plotësohen kërkesat e tyre dhe në bazë të asaj të vendosin se çdo të bëhet më tutje.
“Jemi në pritje të shohim vërtetë a do të ndodh kështu, SBASHK do ta thërrasë këshillin drejtues të enjten dhe ne do të raportojmë para tyre që janë përfaqësues të gjitha niveleve të arsimit, për angazhimet, arritjet eventuale dhe mbetet pastaj këshilli drejtues të vlerësoj a është arritur mjaft apo nuk është arritur asgjë dhe në bazë të kësaj do të vendosim se çfarë do të bëjmë, pra është këshilli drejtues organi i cili është legjitim dhe më i larti mes dy kongreseve i cili ka të drejtë të vlerësoj situatën dhe të marr vendime lidhur me veprimet sindikale veprime këto që unë jam i obliguar ti vë në jetë”, ka thënë Jashari.
Jashari ka thënë se kjo javë është intensive dhe sipas tij është gatishmëri nga takimi i sotëm i të gjithëve që të përmirësojnë koeficientet në tërë sistemin arsimor./arbresh.info
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre