Nga 14 janari, të gjitha institucionet e arsimit të mesëm dhe fillor, me vendim të SBASHK-ut kanë hyrë në grevë, shkruan lajmi.net.
Kërkesat e sindikalistëve lidhen me rritjen e koeficienteve për mësimdhënësit që rrjedhimisht nënkupton edhe rritjen e pagave për 30 për qind.
E që nga fillimi i grevës deri më sot, janë humbur shumë orë mësimore.
Kryeministri Haradinaj, gjatë ditës së sotme paralajmëroi SBASHK-un se çdo orë mësimore do të zëvendësohet.
Mirëpo, burime brenda SBASHK-ut i kanë thënë lajmi.net, se kjo sindikatë nuk e konsideron si të obligueshme t’i kompensojë këto orë të humbura.
Ky burim ka thënë se kjo është pajtueshmëri e strukturave të sindikatës.
“Nga brenda ka pasur pajtueshmëri që nuk është e obligueshme që këto orë të plotësohen. Megjithatë mësimdhënësit besojmë që nuk do t’i mbeten borxh nxënësve”, ka thënë ky burim.
Mirëpo, nga ministria e Arsimit, po thonë se janë evidentuar të gjitha orët e humbura dhe se për këtë, Drejtoritë e Arsimit do të obligohen që t’i kompensojnë.
Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Geci, tha sot për lajmi.net se orët do të zëvendësohen me patjetër.
Siç thotë ai, Kosova nuk e ka ‘luksin’ që të humbë me javë orët mësimore.
“MASHT-i ka kërkuar dhe vazhdon të insistojë në ndërprerjen e menjëhershme të grevës dhe rifillimin e procesit mësimor. Sa i përket orëve të humbura, ne jo vetëm insistojmë por do t’i obligojmë DKA-të dhe drejtorët e shkollave që të mbikëqyrin procesin për orët e humbura dhe këto orë do të zëvendësohen me patjetër”, ka thënë Geci për lajmi.net.
“Ne nuk e kemi luksin që brenda sistemit arsimor të humbim javë të tëra të procesit mësimor. Sigurisht që ekzistojnë mekanizma të evidentimit të orëve të humbura dhe rrjedhimisht ato do të zëvendësohen”, ka shtuar ai.
Geci thotë se zëvendësimi i orëve të humbura shkaku i grevës nuk sjell produktivitetin e njëjtë me atë të një procesi të rregullt mësimor, mirëpo se sipas tij ky është një proces që duhet të kryhet me patjetër.
Greva e SBASHK-ut nga shumëkush është cilësuar më shumë si grevë politike.
Gjatë javës së kaluar, kryeministri Haradinaj u kishte paraqitur ofertën e tij sindikalistëve, mirëpo këta të fundit e kishin refuzuar me pretekstin se ajo nuk është as afër kërkesave të tyre. /Lajmi.net/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...