Sot është arritur marrëveshje ndërmjet Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës me Qeverinë e Kosovës për pezullimin e grevës në arsim.
Kjo marrëveshje ka ardhur pas një oferte të re nga Qeveria e Kosovës për ngritje të koeficientit të pagave për 0.3 për qind.
E në lidhje me këtë, ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.
Ai nëpërmjet një statusi në Facebook është shprehur se një ofertë që sot u pranua nga SBASHK-u ishte në tavolinë qysh gjatë javës së parë të grevës.
“Në funksion të informimit të drejtë të publikut, më duhet të sqaroj se këtë ofertë të cilën sot e pranoi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari dhe e shpalli si fitore të grevës, e ka pasur ne tavolinë qysh gjatë javës së parë të grevës”, u shpreh ndër të tjera Sherifi.
Ai këtë grevë e ka quajtur edhe si një mjet të agjendave partiake dhe jo për qëllim të arritjes së një pozicioni më të mirë për mësimdhënësit.
E në lidhje me këtë lajmi.net ka kontaktuar me nënkryetaren e SBASHK-ut Vjollca Shala.
E pyetur në lidhje me deklaratën e Sherifit që SBASHK-u e ka pasur në tavolinë ofertën që sot e pranuan, ajo është shprehur se kjo është e pa vërtetë.
“Jo, nuk është e vërtetë. Oferta që ka qenë më herët ka qenë me një koeficient ndryshe, ka qenë diku 0.15, tani është edhe një ofertë e re përveç asaj dhe ndryshon nga e para”, është shprehur Shala.
Ajo ka treguar shkurt se kjo ofertë nuk ka qenë më herët nga Qeveria e Kosovës.
“Deklarata e tij nuk është e vërtetë. Ne fillimisht nuk e kemi pasur në tavolinë këtë ofertë”, është shprehur Shala.
Ajo gjithashtu ka treguar se kjo ofertë ka ardhur nga ministri i financave dhe ka gjetur mbështetjen e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Kjo ofertë ka ardhur dje nga ministri i financave dhe njëherisht është mbështetur edhe nga kryeparlamentari dhe kryeministri e të tjerët”, tha Shala.
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...