Kryesia e Kuvendit nesër pritet të mbajë mbledhje për të caktuar seancë të jashtëzakonshme lidhur me kompensimin e orëve të humbura.
Sipas njoftimit, mbledhja mbahet në orën 10:30 për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.
Nëpërmjet telefonit për klankosova.tv sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, deklaroi se kjo seancë është ndërhyrje në organet e drejtësisë.
“Pasi ata do e diskutojnë vendimin e ministrit të MAShT-it për kompensim të orëve ne konsiderojmë se është ndërhyrje në organet e drejtësisë pasi Gjykata nuk e ka shqyrtuar ende lëndën”.
“Nëse ata diskutojnë se Ministri duhet të dialogojë me sindikatën që të tejkalohen këto mosmarrëveshje Kuvendi ka bërë mirë që ka thirre këtë mbledhje. Në të kundërtën mësimdhënësit janë të vendosur që në asnjë të shtunë të mos kompensohen orët dhe të respektojnë kalendarin shkollor”, deklaroi Ymeri.
Ymeri theksoi se do të respektohet edhe pushimi pranverorë sipas kalendarit shkollorë i cili parasheh që të fillojë me 1prill dhe të përfundoj me 5 prill si dhe apeloi edhe tek prindërit që të mbështesin mësimdhënësit.
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp