SBASHK-u përmes një komunikate për media ka përkujtuar drejtoritë arsimore dhe institucionet se presionet eventuale ndaj grevistëve janë të sanksionuara me Ligjin mbi grevat dhe Konventat ndërkombëtare, andaj rastet e tilla do t’i dërgojë në gjykata dhe personat e tillë do të ndëshkohen sipas ligjit.
Sipas ligjit parashihet që me gjobë prej pesëqind deri në pesëmijë euro do të dënohet për kundërvajtje, punëdhënësi apo personi juridik ose personi përgjegjës i personit juridik, në qoftë se: pengon të punësuarit për të marrë pjesë në grevë, ose përdor masën e dhunës për të përfunduar grevën.
Po ashtu, SBASHK përkujton se sipas ligjit punëdhënësit nuk kanë të drejtën që punëtorët aktualë t’i zëvendësoj me punëtorë të rinj.
Ndryshe, SBASHK ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar greva në institucionet arsimore me kërkesën për rritjen e koeficientit prej 30 për qind për tërë sektorin e arsimit duke filluar nga çerdhet, arsimi para-universitar dhe universitetet.
Siç dihet, MASHT ka bërë thirrje për ndërprerje të grevës dhe zgjidhjen e problemit përmes dialogut, kërkesë kjo e cila nuk është pranuar nga drejtues të SBASHK-ut, duke paralajmëruar vazhdimin e grevës deri në plotësimin e kërkesave.
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...