Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, mbajti takimin e jashtëzakonshëm në të cilin takim ishin edhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe ata të universiteteve, të cilin takim u bisedua për Ligjin e pagave, në veçanti për tabelarin e këtij ligji, të cilin e miratoj Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.
Sipas një njoftimi i të SBASHK-ut anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe ata të universiteteve, të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët, njëzëri kishin qëndrim se koeficientet e aprovuar nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, janë pothuajse të ngjashme me ofertën e kryeministrit.
Tutje, thuhet në njoftimin e tyre se, përveç se nuk kanë plotësuar kërkesat e punëtorëve arsimor në Kosovë, këta koeficientë përveç dallimeve të mëdha me sektor tjerë, ka të meta të mëdha edhe brenda përbrenda tërë sistemit arsimor, në veçanti kritikë e madhe këtij tabelari iu dha koeficientit për drejtor dhe zëvendësdrejtor për të gjithë institucionet arsimore por edhe koeficienteve të tjerë.
Më poshtë komunikata e SBASHK-u:
Sot Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, mbajti takimin e jashtëzakonshëm në të cilin takim ishin edhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe ata të universiteteve, të cilin takim u biseduan për Ligjin e pagave, në veçanti për tabelarin e këtij ligji, të cilin e miratoj Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ku pas shumë diskutimeve nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe ata të universiteteve, të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët, njëzëri kishin qëndrim se koeficientet e aprovuar nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, janë pothuajse të ngjashme me ofertën e kryeministrit, dhe përveç se nuk kanë plotësuar kërkesat e punëtorëve arsimor në Kosovë, këta koeficientë përveç dallimeve të mëdha me sektor tjerë, ka të meta të mëdha edhe brenda përbrenda tërë sistemit arsimor, në veçanti kritikë e madhe këtij tabelari iu dha koeficientit për drejtor dhe zëvendësdrejtor për të gjithë institucionet arsimore por edhe koeficienteve të tjerë.
Këshilli Drejtues SBASHK-ut, duke vërejtur se shtojca 2 e këtij Ligji, është raporti i koeficientëve ku në shtyllën e parë janë të radhitur koeficientët sipas nivelit ku shihen se janë 66 nivele, duke filluar në nivelin 1 nga presidenti i Kosovës, dhe në mesin e këtyre 66 niveleve, punëtorët arsimor janë të radhitur pothuajse në pjesën e fundit të këtij tabelari (nga niveli 50 deri të niveli 58), e nëse aty llogaritën edhe punëtorët administrativ dhe teknik të institucioneve arsimore, shkon deri të niveli 65 apo i parafundit.
Duke analizuar gjithë këto, Këshilli Drejtues se bashku me kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe ata të universiteteve vendosën njëzëri, ti shpallin të papranueshëm për punonjësit e arsimit këta koeficientë dhe të vazhdohet me grevë edhe në ditët ne vijim.
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, njëzëri vendosi që ti drejtohet kryeministrit Haradinaj, ministrit Yagcilar dhe ministrit Bytyqi, që të tërhiqet Ligji i pagave, në mënyrë që ky në një situatë të re të krijuar pa tensione të rishikohet sidomos koeficientet që sot janë në diferencë shumë të madhe mes sektorëve të ndryshëm, por edhe mes sektorëve të arsimit janë te paharmonizuar.
Gjithashtu në rastin më të keq të mundshëm, nëse Ligji shkon në miratim në Kuvend. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, ju bënë apel deputetëve që ti votojnë ngritjen e koeficienteve sipas kërkesave të SBASHK-ut, ose në të kundërtën ta hedhin poshtë këtë Ligj.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor