Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ithtar i ndarjes, e akuzoi Janjiqin të martën se po e mbështet pavarësinë e Kosovës.
“Ata po avokojnë për një Kosovë të pavarur, shqiptare”, tha Vuçiq për mediat në Beograd duke iu referuar Janjiqit dhe aktivistes serbe për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko.
Janjiq edhe të martën paralajmëroi se ndarja e Kosovës është opsion i rrezikshëm.
“Për popullin serb… rreziku nuk është vetëm në ndarjen etnike dhe territoriale ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, por edhe në ndonjë njohje të Kosovës së pavarur e cila mund të çonte në një shoqëri të pastër shqiptare”, shkroi ai në Twitter.
Sulmet ndaj Sava Janiqit, i cili është i njohur për praninë në mediat sociale, u intensifikuan në fillim të gushtit, në kohën kur zyrtarët serbë filluan të avokojnë në mënyrë aktive për një shkëmbim territoresh me Kosovën në bazë të vijave etnike.
Mediat tabloide serbe të afërta me qeverinë kanë ndjekur vijën e Vuçiqit dhe zyrtarëve tjerë, duke publikuar artikuj kundër Janjiqit dhe kundërshtarëve tjerë të ndarjes, kryesisht kundërshtarë serbë dhe kosovarë të ndarjes.
“SHOKUESE: Ati Sava Janjiq është një PATRIOT SHIPTAR”, tha tabloidi Informer më 10 gusht duke përdorur fjalor poshtërues për shqiptarët dhe duke cituar një mesazh në tëitter nga Janjiq me të ciln ai e uronte xhudisten kosovare Majlinda Kelmendi për medaljen e artë në kampionatin botëror të xhudos në vitin 2013.
“Falemnderit që e keni ruajtur Kosovën, të plotë dhe të pavarur”, shkroi të martën në ballinën e saj, tabloidi pro-qeveritar Alo!, i ilustruar me fotografitë e liderëve opozitarë serbë, aktivistëve joqeveritarë dhe Janiqit.
https://twitter.com/Alisab888/status/1029286648012525569
Partia Progresiste që e drejton qeverinë e Serbisë është akuzuar shpesh për përdorimin e truqeve të internetit për t’i sulmuar kritikët dhe artikulli i Alo! është shpërndarë nga shumë përdorues të internetit.
Një përdorues i Twitter i quajti individët që ishin përmendur “koleksion i të shiturve”. Një tjetër tha se opozita serbe, bashkë me Janjiqin dhe aktivisten për të drejtat e njeriut Sonja Biserko, po “gëzoheshin” që Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel hodhi poshtë idenë e ndarjes.
Pasi Vuçiq e kritikoi atë, Janjiq komentoi në Facebook se “sulmet vicioze ndaj kundërshtarëve dhe mediave të lira janë karakteristikë e regjimeve autokratike të cilat, si rregull, në fund rrëzohen”.
“Regjimet e tilla nuk kanë kredibilitet demokratik apo moral për t’i zgjidhur problemet, por vetëm për t’i prodhuar ato”, tha ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...