Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi mund të takohen në muajin shtator.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se takimi i ardhshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë në muajin shtator dhe një takim i tillë pritet të organizohet nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Unë besoj se një lloj vazhdimi i Berlinit, domethënë takimi i Parisit do të jetë në shtator”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, Kosovës dhe Serbisë i duhet kohë që të qartësojnë e të bisedojnë disa gjëra.
“Urrej t’ia vë fajin palës tjetër. Le të presim që forcat e mëdha të bëjnë gjënë e tyre dhe pastaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë ne”, u shpreh Vuçiq.
Në anën tjetër, presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd, gjatë ditës së djeshme ka thënë se së bashku me kancelaren gjermane, Engela Merkel, do të zhvillojnë takime të veçanta me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, me qëllim që të mundësohet arritja e marrëveshjes.
Samiti i Parisit i paraparë më 1 korrik, dështoi për shkak të mospajtimeve mes paleve./Lajmi.net/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...