Samiti i Brdo-Brijunit, Kosova e gatshme të kontribuojë në integrimin e rajonit

11:09 | 9 Maj 2019
V. S.

Në Tiranë po mbahet Samiti i Brdo-Brijunit ku po marrin pjesë të gjithë liderët e rajonit.

Në këtë takim prezentë ishte edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme, Frederica Mogherini, e cila u largua nga takimi pas gjysmë ore kur ai filloi, shkruan portali arbresh.info

Prezent në këtë takim është edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi i cili nuk e ka përshëndetur fare anëtarin e presidencën së Bosnjës, Milorad Dodik, ndërsa me presidentin serb Aleksandër Vuçiq kishte një përshëndetje të ftohtë.
Në lidhje me këtë samit ka shkruar dhe deklaruar edhe këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Bekim Çokllaku.

Dita e Evropës ashtu siç duhet të jetë: së bashku me fqinjët tanë, të cilët janë anëtar të Bashkimit Evropian dhe ata jo-anëtar, por të gjithë evropianë dhe të gjithë duke kërkuar mënyra për t’u afruar së bashku. Në takimin e liderëve të “BrdoBrijuniProces” në #Tiranë, @HashimThaciRKS nënvizon gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar drejt integrimit”, ka shkruar Çollaku në gjuhën angleze në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme