Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se serbët bashkë me argatët e tyre në Prishtinë kanë arritur të shtrijnë debatin për ndryshimin e kufijve të Kosovës në gjithë botën.
“Ky debat ka vendosur në harresë problemet e vërteta të problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Berisha, pas një takimi me Albin Kurtin në Tiranë.
“Ka disa banda në Mitrovicë të Veriut funksionojnë në unison me Beogradin dhe argatët në Prishtinë”, ka thënë ai.
Berisha ka thënë se Presheva po përdoret si “plaçkë tregu” për të realizuar projektin e Serbisë së madhe hap pas hapi.
“Nuk ka kush autoritet që bëjë në tavolinë integritetin territoral të Kosovës. Nuk ka kush tagër të diskutojë kufijtë e Kosovës”, ka thënë ai.
Berisha është marrë edhe me një deklaratë të Hashim Thaçit i cili tha se në vitet 50 Rankovici me Titon kishin vendosur kufij Kosovës.
Mirëpo, Berisha ka thënë se janë edhe gjashtë komuna tjera në brendësi të Serbisë që janë territor shqiptar.
“Kjo është ide e mirëfilltë e Beogradit e shtruar te unë në Selanik nga Vuk Drashkovic”, ka thënë ai.
Në takimin me Berishën, Albin Kurti ka thënë se bashkë me LDK’në do ta ndalin projektin e Presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve në Ballkan.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...