Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, në rrejtët sociale, ka filluar një fushatë e fuqishme online. Shumë faqe e portale vendore kanë hapur sondazhe për parti e lider partiak duke ua dhënë mundësinë shikuesve që të japin votën e tyre online, shkruan arbresh.info.
Por, sa janë të besueshme rezultate që nxirren nga këto sondazhe dhe sa është mundësia që të jenë reale?
Eksperti i rrjeteve sociale Dardan Hasku tregon për trendin e përdorimit të këtyre mundësive që po i ofrojnë rrjetet sociale.
Mundësia për manipulim ekziston për aq sa një person mund të hap më shumë se një llogari në këto platforma, megjithatë në masë të madhe rezultati shpërfaq disponimin e shumicës së përdoruesve të këtyre platformave, të cilët, e theksoj se në një masë të madhe përfshijnë edhe persona që nuk kanë të drejtë të votojnë aty ku vlen vota, në kuti të votimit.
Sa i përket numrit të madh të profileve të rreme thotë se kjo bëhet në mënyrë të organizuar nga militant të partive politike.
“Ka disa parti e kandidatë që hapin profile të rreme me qëllim që të ndikojnë opinionin, të rrisin prezencën e tyre por duke u shpërfaqur se kanë aktivitet në faqet e tyre përkundër se ky nuk ekziston, për të krijuar një debat artificial etj. Në disa raste, kjo bëhet në mënyrë të organizuar nga militantët partiak, apo nga personat që e përfshijnë si pjesë e fushatës së tyre online”, vlerësoi ai.
Sipas Haskut, sondazhet në rrjete sociale janë më pak të manipulueshme sepse sipas tij, një llogari mund të votoj vetëm një herë.
“Kjo i bën votat në këto platforma më të besueshme se çfarëdo formë tjetër, por, sigurisht, nuk janë të sakta si matjet e opinionit. Kjo ndodh, sepse pjesa më e madhe e përdoruesve të rrjeteve sociale janë të rinj, andaj më shumë se sa një frymë të përgjithshme të votimeve, në këto sondazhe shpërfaqet fryme votuesve të rinj në moshë, të cilët nuk e përbëjnë shumicën në votime”, ka thënë ai për arbresh.info.
Këto sondazhe janë të rëndësishme për partitë politike dhe kandidatët sepse mund të ndikojnë te votuesit për të përcaktuar votën e tyre në ditën e zgjedhjeve.
Njohësi i rrjeteve sociale, thotë se sondazhet online janë të besueshme por jo edhe nëse i krahasojmë ato me matjen e opinionit.
“Këto sondazhe janë më të besueshme krahasuar me format tjera të sondazheve online, por janë shumë pak të besueshme në krahasim me matjet e opinionit. Këtu luajnë rol shumë faktorë – shumë persona votojnë online e nuk votojnë në ditën e zgjedhjeve, pastaj disa parti apo kandidatë janë më të mobilizuara online e të tjerat jo, por e kundërta ndodh në ditën e zgjedhjeve, pastaj online voton një numër i madh i personave që nuk kanë të drejtë vote (më të rinj se 18 vjeç) etj”./M.Avdimetaj/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?