Google ADS

Rumania merr presidencën e BE-së, çfarë pritet për Kosovën?

21:58 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Trazueshëm ka nisur 2019 për Bashkimin Evropian.
Nga dita e parë e Vitit të ri presidencën e BE-së për gjashtë muaj e ka Rumania.

Ky fakt aspak nuk ia ka mbushur syrin Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Në intervistë për gazetën gjermane”Die Welt” ai tha se nuk e di nëse Rumania e kupton çka do të thotë të mban Presidencën e BE-së. Kjo ka shkaktuar dridhje në Bruksel.

Ndërkohë ka edhe plotë dilema për Kryesimin rumun të Unionit, karshi Kosovës.

Bukureshti zyrtar nuk e ka pranuar shtetin e kosovarëve.

Në një përgjigje të shkruar për Klan Kosova, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, thotë se nga Presidenca rumune presin që Kosova dhe Ballkani Perëndimor të jenë prioritet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme