Google ADS

Rukiqi: Kosova është e interesuar për bashkëpunim me investitorët e huaj

12:27 | 12 Mars 2019
V. S.

Një delegacion i investitorët amerikanë, te kryesuar nga Michael Mintz, kanë vizituar Odën Ekonomike të Kosovës.

Investitorët kanë paralajmëruar se investimet e tyre do të jenë kryesisht në fushat e shëndetësisë, zhvillim teknologjik etj.

Beart Rukiqi kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, falënderoi investitorët për vizitën e tyre, duke u shprehur se Kosova është e interesuar për bashkëpunim me investitorët të huaj, e sidomos nga SHBA, që sipas tij ka një rëndësi të madhe.

Ndërsa ambasadorja në konsullatën e New York, Teuta Sahatqiu, tha se përveç tjerash prioritet në misionin e Kosovës në New York është afrimi i bizneseve amerikane me ato Kosovare.

“Faleminderit për mundësinë që t’i njoftojmë investohet amerikanë. Misioni i Kosovës në New York, prioritet ka diplomacinë dhe afrimin e bizneseve amerikane me ato të Kosovës” tha Sahatqiu.

Ndërsa është lajmëruar se pjesa e dytë e takimit do të vazhdoje pa prezencën e mediave./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme