Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se prezenca e pozitës në punimet e Kuvendit të Kosovës është një hap drejt një konsensusi të përgjithshëm në Kosovë.
Ai në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë ardhja e pozitës dhe opozitën në Kuvend, është një hap drejt kthimit të parlamentit në binarë.
“Nuk ka gjë të keqe që të arrihet një kompromis politik, që është hallk e parë e ndërtimin të konsensusit nacional…Jam ithtarë i fuqishëm që të mblidhen krerët e partive politike, sepse politikat tona të brendshme reflektohen edhe jashtë”.
Rugova ka thënë se pozita duhet të del më një qëndrim të qartë politik sa i përket dialogut me Serbinë.
“Del presidenti Thaçi dhe jep një orientim komplet tjetër në raport me Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë…Nëse këta kanë qëndrim të qartë edhe te opozita edhe te opinioni publik do të ketë efekt tjetër”, deklaroi Rugova. /Telegrafi/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...