Google ADS

Ruairi O’Connell: Sonte dua fitore

20:50 | 7 Qershor 2019
Arbresh.info

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell edhe njëherë ka shprehur admirimin për Kosovën.

Kësaj radhe, dhëndri i Kosovës ka kërkuar fitore nga Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, shkruan arbresh.info.

“364/365 jam për bashkëpunim rajonal. Sonte dua fitore”, shkruan O’Connell.

Kujtojmë se O’Connell nga muaji shtator i këtij viti do të largohet nga stafi diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar ku do të zëvendësohet nga Nicholas Abbott.

E Kombëtarja e Kosovës sonte luan kundër Malit të Zi në Podgoricë, Kosova konsiderohet favorite në këtë ndeshje e cila vazhdon të luajë pa humbje në 12 ndeshje të zhvilluara./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme