Adnan Rrustemi, kryesues i Komisionit Zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ilir Gashi, përfaqësues i PDK-së në KQZ, folën për Reformën Zgjedhore në Interaktiv të KTV-së.
Rrustemi në fillim të intervistës së tij tha se KQZ-ja është jofunksionale për më shumë se gjashtë muaj.
Shkak për këtë është bërë mos-emërimi i anëtarëve të rinj nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Rrustemi për këtë tha se është veprim politik dhe është bërë me qëllime të caktuara.
“Ka qenë e papërballueshme për faktin që opozita do jetë e përfaqësuar më shumë se pozita në KQZ”, tha ai.
Nga muaji mars, ai tha se presidenti Thaçi po vepron në kundërshtim me Kushtetutën, duke mos bërë emërimin e anëtarëve të rinj.
Ai beson gjithashtu që presidenti po e zvarritë qëllimshëm këtë proces dhe me këtë po e shkel Kushtetutën. Ndërkaq, për këtë, Institucioni i Presidencës është në pritje të mendimit këshillues të Gjykatës Kushtetuese.
Kujtojmë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me përbërjen e re që do të ketë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gashi, në anën tjetër, tha se Gjykata Kushtetuese ka qenë e bllokuar dhe, siç tha ai “presim së shpejti që kjo të zhbllokohet për të vazhduar me procedura të tjera.
“Në rastin e KQZ-së nuk e precizon Kushtetuta se cilat janë grupet parlamentare, a është i dalë nga zgjedhjet apo i formuar në Kuvend. Me të drejtë për këtë është kërkuar mendim nga Kushtetuesja, dhe do të jetë i drejtë dhe i vlefshëm për të ardhmen”, tha ai.
Rrustemi tha se Reforma Zgjedhore ishte njëra nga çështjet më të keqpërdorura në Kosovë. “Ideja është përdorur jo për përmirësime, por për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet që kanë qenë”, tha ai.
Ai tha se reforma zgjedhore është aktualizuar tani vetëm sepse ka krizë institucionale. “Qeveria është e pakicës”, tha ai, duke shtuar që s’mund të mbledhë as 52 deputetë.
Në një situatë të tillë, thotë Rrustemi, vendi ka nevojë për zgjedhje.
Gashi tha se në zgjedhje nuk duhet të shkohet pa reformë zgjedhore që ka nisur që një kohë të gjatë.
“Mendoj se edhe një ligj që ka kaluar në shqyrtimin e parë, që edhe sot mund të jetë brum i mjaftueshëm për të nisur reformën zgjedhore. Është e rëndësishme të bëhet reforma, dhe ka se çka të ndryshohet. Dhe duhet të ketë vullnet politik, pasi pa këtë nuk mund të ketë reforma zgjedhore. PDK-ja e ka trajtuar me seriozitet këtë çështje dhe jemi në diskutime edhe me organizata të ndryshme”, tha ai.
Tutje, shtoi se zgjedhjet e ardhshme duhet të na gjejnë me një sistem të ri, duke u bazuar edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar por edhe nga ne si institucion që do të siguronte proces zgjedhor demokratik dhe të lirë .
“Më 2016 presidenti kishte nisur idenë për reformën zgjedhore, kur nuk kishte time kaq të rënda siç po diskutohen sot. Reforma zgjedhore është domosdoshmëri. Ka propozime që diskutohen, ende s’ka vendime konkrete. Është e mundshme që Kosova të ndahet në shtatë zona”, përfundoi ai./Koha.net/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...