Disa rrugë në Prishtinë po rrezikojnë qytetarët.
Njëra nga to është rruga “Ismet Krasniqi” në lagjen Kodra e Trimave.
Gjatë punimeve kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës kishte dëmtuar kapakun e kanalit e cila gjendet në mesin e kësaj rruge.
Ky kanal i cili tash e sa javë është i pa mbuluar me kapak, përveçse po e vështirëson qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë, po e rrezikon edhe jetën e qytetarëve, ngase ata thonë se kanë frikë se mos po bie ndonjë fëmijë, raporton arbresh.info.
Duke mos pranuar të flasin para kamerave, banorët e kësaj lagje kanë thënë për arbresh.info se kapakun e kanalit e ka prishur kompania e cila i ka kryer punimet në këtë lagje.
“Ky kanal është i hapur afro 3 javë. E ka prishur kompania e cila i ka kryer punimet këtu. Nga dita që i kanë kryer punët shkuan dhe nuk kanë ardhur më. Për këtë është në dijeni edhe Komuna e Prishtinës por deri tani nuk kemi asnjë hap konkret. Këtë shkop druri në të e kemi vendosur ne në mënyrë që qytetarët ta vërejnë sado pak”
Nga ana tjetër e qytetit, gjegjësisht në parkun e banesave që gjenden në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, më saktë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, banorët ankohen se KEK-u, kishte filluar para 5-6 muajsh ndërrimin e kabllove të rrymës nën tokë, por, që puna e tyre ende nuk ka përfunduar ndërsa gropat e që kanë mbetur të hapura rrezikojnë jetën e banorëve.
Njëri nga banorët, ka thënë për arbresh.info se KEK-u kishte filluar punët para disa muajve dhe i ka lënë gropat e hapura brenda të cilëve gjenden kabllot e rrymës elektrike gjë që rrezikon jetën e banorëve.
“KEK-u kishte filluar punët këtu para 5-6 muajve. Na kanë thënë se kabllot e rrymës duhet të nderohen pasi që janë shumë të vjetra. Kanë filluar punimet dhe i kanë lënë gropat e hapura . Ka gropa që janë të thella me nga 5-6 metra dhe brenda tyre ka armatura. Zoti na ruajt nëse bie në të ndonjë fëmijë, mund të plagoset rëndë. Çka është më e keqja se ka gropa që brenda tyre kabllot e rrymës elektrike ende janë të hapura. Ndjehemi të rrezikuar. Për këtë e kemi lajmëruar edhe komunën por nuk kemi marrë përgjigje.”/A.Begolli/arbresh.info/
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën