Google ADS

Rruga për pikën kufitare në Mutivodë pa shenja informuese

08:24 | 10 Gusht 2019
A. B.

Mungesa e tabelave informuese rrugës për në kufirin e Mutivodes po bën që bashkatdhetarët të kalojnë orë të tëra deri të gjejnë rrugën e duhur për në atë pikë kufitare.

Mërgimtarët po maltretohen duke pritur me orë të tëra nëpër pikat kufitare në Merdare e tek Dheu i Bardhë, ndërsa tani problemi në pikën alternative në Mutivodë është me shenjat informuese.

Organizata Jo-Qeveritare ‘QNK’ ka informuar se është e domosdoshme vendosja e tabelave për arsye se mërgimtarët po e kanë të vështirë të gjejnë rrugën deri në kufi.

Vendosja e tabelave fillon nga fshati Orllan deri në kufi , datë 10.08.2019 ora 14:00 Orllan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme