Të mërkurën në Kamenicë një person ka humbur jetën si pasojë e rrokullisjes së traktorit të cilin ishte duke e drejtuar, bën të ditur Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Kranidell të Kamenicës, ku në rrethana të panjohura traktori që ishte në lëvizje është rrokullisur dhe drejtuesi i tij ka mbetur nën traktor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësiti i zjarrfikësve si dhe mjeku kujdestar i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kamenicë, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Po ashtu policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ku me vendimin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Kos flet për Shqipërinë drejt BE-së: Nëse ecet me këtë ritëm...
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cit...
KFOR-i e EULEX-i me bashkëpunim për të rritur sigurinë
Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë
Tre nxënës në një shkollë në Mitrovicë pësuan kontakt me rry...
Dy tërmete brenda një orë në Greqi