Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë të premten në Beograd se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë sakrifica për të siguruar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Të dy senatorët qëndruan në Beograd, dy ditë pasi kishin vizituar Prishtinën për të dërguar mesazhin se Shtetet e Bashkuara mbështesin rifillimin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet palëve.
Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të premten se Beogradi pret heqjen e tarifës dhe kërkon një marrëveshje kompromisi pa të cilin Serbia nuk mund ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Vizita e dy senatorëve në Ballkan ndodh pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi i tij shihet si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Për vëzhguesit në Kosovë, porositë e senatorëve janë pjesë e një diskursi amerikan gjatë këtyre 12 muajve të fundit.
Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave, Naim Rashiti thotë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara po përfshihen në rajon nëpërmjet dy nismave.
“Kjo është një iniciativë e re me dy hapa, është emërimi i të dërguarit të posaçëm për Ballkan të zotit Palmer dhe dy senatorët të cilët po provojnë të përgatisin një kornizë, një agjendë më të qartë dhe të konsoliduar për Departamentin e Shtetit gjegjësisht për Sekretarin e Shtetit dhe këto iniciativa janë shumë mirë të koordinuara, që njëri të punoj në nivelin më të lartë politik por duke mos angazhuar burokracinë direkte dhe tjetri duke angazhuar burokracitë direkte përmes zotit Palmer,” tha Rashiti.
Rashiti thotë se zyrtarët amerikanë po presin përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë për të rritur trysninë ndaj qeverisë së re për të hequr tarifat dhe ripërtëritjen e bisedimeve me Serbinë.
“Kush do që formon qeverinë do të ballafaqohet në njërën anë me presion për të hequr dhe në njërën anë me presion të brendshëm për të mos hequr taksën dhe të mos shkohet në dialog të hapur në një frymë çfarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e krijojnë. Qëndrimet politike të shumicës së subjekteve politike janë shumë të qarta që nuk janë në përputhshmëri me këtë frymë por nuk shprehën në mënyrë të hapur për shkak faktit se janë SHBA-të dhe nuk duan të kenë përgjigje konkrete, nuk besojnë në këtë version dhe mbetët të shihet se si do të binden këta aktorë që të shkojnë në dialog duke hequr tarifën”, tha Rashiti.
Rashiti thotë se faktori ndërkombëtar nuk duan as të provojnë rifillimin e bisedimeve pa u hequr tarifat ndaj mallrave serbe.
Vazhdimi i këtyre bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...