60 milionë e 571 e 778 euro janë ndarë këtë vit nga Qeveria e Kosovës për pensionet e veteranëve. Në buxhetin për vitin 2019, i cili ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, janë ndarë gati 2 milionë më shumë se në vitin 2018.
Edhe pse është diskutuar shumë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të mbuluar numrin e madh të veteranëve, në buxhetin për vitin 2019 dhe projektligjet për buxhetin në vitet në vazhdim është paraparë që kjo shumë të rritet, shkruan arbresh.info.
Shifra e paraparë të ndahet për këtë vit është 1 milion e 821 mijë e 776 euro më shumë se buxheti i vitit 2018.
Kjo shifër është paraparë të rritet edhe më shumë vitin deri në 2020. Sipas këtij buxheti në 2020 pritet të shpenzohen rreth 5 milionë euro më shumë se në 2018 vetëm për pensionet e veteranëve.
Projeksionet për 2020 dhe 2021 sipas buxhetit të Ministrisë së Financave për këtë kategori kanë paraparë t’i shpenzojnë 63 milionë e 571 mijë e 776 euro.
Në fund të 2018-ës në Kosovë është zhvilluar një debat i ashpër sa i përket çështjes së veteranëve të luftës dhe mundësisë së fryrjes së listave.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për fryrjen e listave. Në aktakuzën e përgatitur nga ish-prokurori Elez Blakaj pretendohet se janë mbi 20 mijë veteranë të rrejshëm nga rreth 60 mijë sa janë të regjistruar.
Mirëpo ende nuk ka vendim rreth kësaj çështje nga Prokuroria Speciale e Kosovës./Arbresh.info/
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...