Sipas Projektligjit për Paga, i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës më 31 janar, asamblistëve komunalë do t’u rritet rroga për 78 euro.
Nga rreth 220 euro sa e kanë marrë deri tani, nëse kalon Projektligji, rroga e tyre do të bëhet 298 euro.
Asamblisti sipas Projektligjit për Paga në sektorin publik do ta ketë koeficientin 1.25.
Përderisa një koeficient është i barabartë me 239 euro, një asamblist në fund të muajit do të marrë 298 euro.
Një asamblist do të marrë rrogën e njëjtë me një mekanik, elektricist, zdrukthëtar, instalues ujë, farkëtar dhe pozita të ngjashme në të gjitha institucionet e administratës publike.
Por, një asamblist do të ketë rrogën 11 herë më të vogël se kryeministri, i cili sipas Projektligjit për Paga do të marrë 2 mijë e 629 euro.
Rrogë më të ulët se asamblistët sipas Projektligjit për Paga do ta kenë vetëm rekrutët e FSK-së, kadetët doganorë dhe kadetët policorë.
Të njëjtët do të marrin rrogën e barabartë me koeficientin mbi të cilin janë ndërtuar pagat në sektorin publik. Ata do të marrin rrogën vetëm 239 euro. /kallxo.com
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...