Rastet e dhunës ndaj gjinisë femërore nuk po kanë të ndalur.
Thuajse çdo ditë në raportin e Policisë raportohen pesë raste të dhunës ndaj grave. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në pikë të ditës në Prishtinë.
Para pak orësh, një burrë ka goditur një grua me një mjet të fortë duke e lënë të pandjenja. Të dyshuarit Policia i ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe e ka shoqëruar për në stacion.
Një person i nacionalitetit rom ka goditur një grua me një mjet të fortë duke e lënë të pandjenja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “Eçrem Çabej”, në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se Policia të dyshuarit i ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe se në vendin e ngjarjes janë ftuar ekipi mjekësor, kuu edhe e kanë transferuar viktimën për në QKUK.
“Rreth orës 16:00 policia ka marre informatën se në rrugën “Eçrem Çabej” në Prishtinë një femër është e shtrirë në rrugë. Menjëherë pas kësaj policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informatat e dëshmitareve okular e njëjta është goditur në kokë me një mjet të fortë nga personi i dyshuar S.Osmani, i nacionalitetit Rom i cili ishte ndaluar nga qytetarët deri në momentin kur policia kishte arritur në vendngjarje”, ka thënë Borovci.
Deklaron se policia ka inicuar një hetim lidhur me rastin dhe po heton rrethanat qe karakterizojnë atë.
“Policia i ka shqiptuar masën e arrestit policor të dyshuarit dhe te njëjtin e ka shoqëruar për në stacionin policor. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë ftuar ekipa mjekësore e ndihmës së shpejtë, të njejtin viktimën e rastit menjëherë e kane transferuar për ne QKUK për trajtim te mëtejmë. Aktualisht policia ka inicuar një hetim lidhur me rastin dhe po heton rrethanat qe karakterizojnë atë”, ka thënë Borovci.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje