Kosova është shndërruar në çerdhe të grabitësve muajt e fundit. Grabitjet me armë kanë terrorizuar punonjësit dhe klientët e bankave dhe të marketeve. Gjatë javës që lamë pas, gjatë përpjekjeve për të plaçkitur një bankë në Istog, një i dyshuar për grabitje dhe një polic i Kosovës humbën jetën gjatë një përplasjeje me arë. Një ditë më pas grabitësit e maskuar grabitën një bankë në Fushë Kosovë, derisa gjatë ditëve në vijim për çdo ditë është evidentuar plaçkitje e armatosur kryesisht nëpër qendra tregtare në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë 11 muajve të parë të vitit 2017 javë evidentuar 263 raste të grabitjeve.
Dy të dyshuar për grabitje u vranë gjatë vitit 2018, njëri nga Policia në Istog e njëri nga pronari i një shtëpie në Veternik të Prishtinës, në të cilën i dyshuari kishte hyrë për të grabitur. Pas një shkëmbimi me armë zjarri me të dyshuarin për grabitje në Istog në fund të vitit 2018 u vra edhe polici Izet Demaj. Vrasja e dy të dyshuarve për grabitje nuk i ka frikësuar personat tjerë, të cilët kanë vazhduar të merren me këtë vepër penale.
Zyra për Informim në Policinë e Kosovës (PK) ka thënë për “Zërin” se që nga periudha janar-nëntor 2018 në Kosovë janë evidentuar 263 raste të veprës penale “Grabitje”. Ndonëse jemi në ditët e para të vitit 2019 disa biznese private e disa persona kanë qenë cak i grabitjeve edhe këto ditë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vetëm më datën tre janar të vitit 2019 janë raportuar katër grabitje, tri në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë. Njëra nga grabitjet ishte edhe e armatosur. Ndërsa më 1 janar të këtij viti në fshatin Kodrali të Deçanit një vjedhje kishte mbetur në tentativë. “Gjatë vitit 2017 në tërë territorin e vendit janë evidentuar 290 raste të veprës penale ‘Grabitje’, kurse vitin e kaluar nga 1 janari deri më 30 nëntor janë evidentuar 263 raste të tilla. Grabitja si vepër penale kryhet në rrethana të ndryshme, por rastet më serioze të grabitjeve janë ato me armë.
Po ashtu grabitësit kanë pasur caqe të ndryshme si biznese, banka, shtëpi banimi e edhe grabitjen e gjësendeve nga dora ose krahu, grabitje të telefonave ose të çantave të krahut”, ka thënë Zyra për Informim në Policinë e Kosovës. Ajo ka bërë të ditur se gjatë vitit 2018 në Komunën e Prishtinës ka arrestuar 32 persona të dyshuar për “Grabitje”, derisa sipas saj gjashtë persona të dyshuar janë ende në arrati.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...