Sipas policisë foshnja e cila i është nënshtruar ekzaminimet mjeko-ligjore për të mësuar nëse bëhet fjalë për një fëmijë të lindur në maternitet apo jashtë tij si dhe shkaqet e vdekjes, ishte futur në një çantë të zezë në rrugën ‘Azem Galiza’.
Por edhe pse ka një ulje të numrit të braktisjeve të foshnjes nga viti në vit, sërish ky fenomen mbetet shqetëuese në vendin tonë. Sipas mjekëve rreth 18 fëmijë në vit braktisen në djepin e engjëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
“Ky fenomen mund të jetë paralel me nivelin kulturor të një popullsie, ne kemi shifra nga viti në vit që bie. Për dy vitet e fundit jemi 16-18 fëmijë në vit. Numri është 8 për sivjet, prej tyre një pjesë e veçantë fëmijësh kanë anomali, në 3-4 të tillë, një është i tillë”, thotë mjeku obstetër Maksim Gjoni.
Sipas punonjësve socialë, kategoria që braktis të sapolindurit në 80% të rasteve janë studente si dhe vajza nga rrethinat e vendit.
“Kryesisht ky targetgrup vjen nga rrethet, rrethinat e vogla dhe fshtara. Ka shumë raste vitet e fundit që vijnë studente, që familjet e tyre nuk kanë ndjeni për lidhjet e tyre. Në 80 përqind të rasteve janë studente që preken nga ky fenomen. Zakonisht është një lidhje që kanë pasur, fejesë por që ndërpritet dhe ato e shohin si pengesë rritjen e fëmijës pa baba”, shprehet Artemisa Pulaj, punonjëse e shërbimit social në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Megjithatë nuk mungojnë edhe rastet e lindjeve nga të miturat.
“Janë shtresat në nevojë, pamundësi ekonomike, pa arsim. Afërsisht ka edhe të mitura të moshës 16-17, nga fshatrat, rrethet”.
Shumica e foshnjeve të braktisura, sipas mjekëve birësohen nga çiftet e reja. Megjithatë në një kohë kur popullsia shqiptare po tkurret, numri i lindjeve po ulet dhe ai i vdekjeve po rritet, bluzat e bardha rekomandojnë të ketë më shumë mbështetje për familjet e reja
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë