Ai gjatë kësaj dëshmie rrëfeu për marrëdhënien e tij miqësore të paraluftës në mes tij, Murat Jasharit dhe familjes së tij.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci dëshmoi në rastin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi në gjykimin e njohur si ‘Syri i Popullit’.
I njëjti duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorit Special Sylë Hoxha, pasi që u pyet lidhur me organizatën “Syri i Popullit”, dëshmitari Adem Grabovci tha se për këtë organizatë ka dëgjuar vetëm përmes medieve.
Ai gjatë kësaj dëshmie rrëfeu për marrëdhënien e tij miqësore të paraluftës në mes tij, Murat Jasharit dhe familjes së tij.
“Po e njoh Murat Jasharin, diku prej vitit 1991 kur kam emigruar në Zvicër kam qenë kryetar i Lëvizjes Popullore Dega në Zvicër, Murat Jashari ka qenë aktivist i lëvizjes popullore të Kosovës dhe atje jemi njohur me të dhe familjen e tij për të cilën gëzoj një respekt të jashtëzakonshëm”, tha Grabovci.
Kurse për periudhën e pas luftës ai tha se nuk e di saktë nëse ka pasur më kontakte me Muratin por tha se në kujtesë e mban kohën e para luftës dhe raportet e mira që kanë pasur në mes vete në atë kohe.
“Pas luftës nuk e di që kam pasur kontakte me Muratin nuk e di, megjithatë po të kishte kërkuar sigurisht që do të isha takuar…Unë e mbaj kujtesën e mirë vetëm për para luftës, raportet tona kanë qenë edhe familjare është vëllai i dëshmorit/heroit të kombit me të cilin kemi qenë në luftë bashkë”, tha Grabovci.
Lidhur me pyetjet të cilat i akuzuari Murat Jashari përmes disa mediumeve i kishte drejtuar deputetit Adem Granovci, ai lidhur me këtë tha se këto pyetje i kishte injoruar pasi që i ishin dukur qesharake dhe sipas tij të manipuluara.
Për arsyen se pse emri i tij është gjendur në emrin e personave të listuar për likuidim, Grabovci tha se nuk e ka idenë se pse emri i tij është gjendur në atë listë pas që deklaroi se ai në vazhdimësi gjithnjë është munduar të kontribuojë për vendin dhe se asnjëherë nuk e ka kursyer vetën në këtë drejtim.
“Edhe nga familja e kam traditën e tillë por edhe vetë nuk e besoj që e kam kursyer vetveten për të kontribuar për të mirën e popullit tim, i kam kaluar të gjitha sfidat edhe burgjet e ish sistemit Jugosllav edhe angazhimin në ilegale edhe përgatitjen për luftë edhe organizimin për luftë edhe si një nga ish udhëheqësit e luftës, e di që në listat e UDB-së kam qenë por nuk e besoj që një shqiptari i kam bërë keq e as që kam menduar keq por gjithnjë kam bërë përpjekje që maksimumin tim ta jap ti ndihmoj dhe aty ku kam vlerësuar se ka nevojë për angazhimin tim nuk jam kursyer dhe nuk kursehem. Pse jam në atë listë edhe për mua është një pikëpyetje e madhe”, deklaroi Adem Grabovci.
Lidhur me pretendimet nëse Murat Jashari mund të ketë qenë i manipuluar nga ndokush, Grabovci tha se ai e njeh Murat Jasharin e para luftës ndërsa për Murat Jasharin e pas luftës tha se nuk dëshiron të komentojë.
“Për familjen e Murat Jasharit kam konsideratë të jashtëzakonshme, se cka ka ndodh me Murat Jasharin e pas luftës unë nuk mund të komentoj, kam informacione sa ka qenë i sëmurë në Zvicërr dhe në kohën kur i ka bërë ato shkrime por më tutje nuk dua të lëshohem”, shtoi Grabovci.
Adem Grabovci tha se asnjëherë nuk i është frikësuar e as nuk i frikësohet Murat Jasharit pasi që sipas tij ai nuk mund ta besojë se emri i tij mund të gjendet në një listë për likuidim, listë e cila mund të ketë qenë e përpiluar nga Murat Jashari.
“Murat Jasharit nuk i jam frikësuar kurrë nuk i frikësohem as tash, ajo familje edhe në 12 të natës e ka derën hapur sepse logjika ime nuk e kap që unë të gjendem në listën për likuidim të Murat Jasharit edhe këtu prapë po e them se kush qëndron prapa nuk e di”, deklaroi Grabovci.
Për dy sulme dhe kërcënime të cilat tha se i ka pasur, Grabovci deklaroi se ai beson se këto sulme nuk kanë pasur të bëjnë me të akuzuarin Murat Jasharin pasi që tha se më të dhe familjen e tij gjithherë i ka pasur raportet e mira.
“Unë kam pasur dy sulme dhe kërcënime, djegien e makinës që më është djegur edhe për letrën kërcënuese që më është gjend në banesë, a ndërlidhet a nuk ndërlidhet nuk e di por lidhur me Murat Jasharin i kam raportet e qarta dhe kurrë nuk mund të gjendem në listën e Murat Jasharit për likuidim, nuk ka kush më bind e kush qëndron prapa nuk e di”, u shpreh deputeti Adem Grabovci.
Në fund Grabovci tha se ai ka pritur që emri i tij të gjendej në listat e shërbimeve serbe për likuidim por asnjëherë në lista të përpiluara nga shqiptar.
“Askush nuk ndjehet komod për mua ka qenë e papritur. Kam pritur pres të gjendem në listat e shërbimit serb për likuidim por kurrë në listat e shqiptareve sepse kam shërbyer maksimalisht për të mirën e vendit”, shtoi Grabovci.
Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 10 personave në lidhje me këtë rast më 28 shkurt.
Ky proces gjyqësor është duke u gjykuar nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit, Naime Krasniqi-Jashanica kryetare e trupit gjykues si dhe dy anëtaret e tjerë Valbona Musliu-Selimaj dhe Vesel Ismajli.
Ndërsa aktakuzën e Prokurorisë është duke e përfaqësuar Prokurori Special Sylë Hoxha.
Pjesë e aktakuzë janë vepra penale duke filluar hakmarrje, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.
Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.
KALLXO.com e kishte siguruar aktakuzën ndaj të akuzuarve si pjesëtarë të “Syrit të Popullit”.
Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero./kallxo.com/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...