Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i Nazif Mehmetit, ish-komandat në Zonën e Llapit, ka folur për ftesën që Gjykata Speciale ia ka dërguar klientit të tij për intervistim në Hagë.
Mehmeti ka shkuar të martën në zyrën e avokatit të tij për t’i treguar rreth ftesës për intervistim që ia kishte sjell një hetues çek i Gjykatës Speciale.
“Sot paradite Mehmeti erdhi në zyrën time, ka njoftuar se në orët e mbrëmjes të hënën, ka shkuar një hetues i prokurorisë dhe e ka njoftuar se do të paraqitet për intervistim për datat 22, 23, 24 janar. Nuk i është thënë se në çfarë cilësie, dhe nuk i është thënë ku do të zhvillohet intervistimi i tij”, ka thënë Rrecaj.
“Ia kanë lënë vetëm një letër kontakti, në bazë të asaj unë sot kam kontaktuar me ata. Ka qenë hetues i huaj, ka folur shqip, ka thënë se ka qenë hetues çek që fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe. Ai më tha se ka komunikuar shqip dhe shihej në bazë të emrit që kishte”, ka sqaruar avokati i Mehmetit që ka shtuar se klienti i tij e ndien veten të pafajshëm.
“Sidoqoftë ai e ka kuptuar situatën dhe është në gjendje që pafajin e tij ta vërtetojë para prokurorit dhe gjykatës”, ka thënë avokati.
Duke folur për punën e Gjykatës Speciale, Rrecaj ka thënë se do të gjykojë periudhën kohore 1998-2000 dhe ka thënë se Ramush Haradinaj nuk mund të gjykohet për rastet për të cilat ka një vendim të prerë.
“Raporti i Dick Martyt ka kaluar në Këshillin e Europës dhe ka qenë iniciues për Gjykatën. E kemi një periudhë kohore 1998-2000, nuk e kemi vetëm periudhën e luftës. Krime lufte konsiderohen nga fillimi luftës deri në arritjen e një marrëveshje paqësore. Pas kësaj periudhe janë vepra penale. Për të njëjtat vepra penale, nuk mund të thirret. Nuk mund të thirret as Ramush Haradinaj as askush tjetër ndaj të cilit ka vendim gjykate”, ka thënë veç të tjerash Rrecaj.
Ai ka sqaruar se në Hagë nëse do të ketë ngritje akuzash avokatët shqiptarë do të koordinohen nëse ka gjykim të përbashkët dhe nëse nuk ka konflikt interesi ndaj të akuzuarve.
“Avokatët serbë kryesisht do të jenë avokat të viktimave. Ne kemi pasur koordinim edhe në gjykimet këtu. Nëse ka konflikt interesi, secili mbron interesin e vet, por nëse janë në të njëjtin grup dhe nuk ka konflikt interesi atëherë do të ketë koordinim”, ka thënë avokati.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...