Rrahje para Prokurorisë në Prizren

10:10 | 6 Shkurt 2019
V. S.

Rasti është parë nga prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët ishin duke shkuar në punë.

Tre persona janë përfshirë në një rrahje në Prizren.

Rrahja ka ndodhur në orën 7:45 minuta, para objektit të Prokurorisë së Prizrenit. Ende nuk dihen motivet e rrahjes, shkruan mediumi lokal PrizrenPress.

Në ndarjen e tyre kanë ndërhyrë dy gra, pasagjere të veturës.

Rasti është parë nga prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët në këtë kohë kanë qenë duke shkuar në punë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme