Klubi i Bizneseve Frankofone ka mbajtur sot Forumin Frankofon të Investimeve.
Pjesëmarrës në këtë forum ishin krerët më të lartë shtetërorë, ambasadorë si dhe përfaqësues të bizneseve frankofone, shkruan arbresh.info.
Presidenti i këtij klubi, z. Rrahim Pacolli ka treguar më shumë për funksionin e këtij klubi, duke thënë se tashmë po shihen edhe frytet e KOCAF.
“KOCAF ka për mision të favorizojë shkëmbimet, partneritetet dhe projektet investive ndërmjet vendeve frankofone dhe Kosovës. Si kryesues mund të them se tashmë ky klub ka nisur të tregojë frytet e veta”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Për më shumë lexoni shkrimin e tij të plotë:
Sot kishim nderin të mbajmë Forumin Frankofon të Investimeve.
Falënderoj të gjithë të pranishmit në veçanti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e financave Bedri Hamza, ministrin e tregtisë dhe industrisë Endrit Shala, shefat e të gjitha institucioneve të sigurisë, përfaqësues nga bizneset shqiptare, presidentin e Odës së Afarizmit Franko-Shqiptar Julien Roche, si dhe ambasadorin francez Didier Chabert për mbështetjen që po i jep klubit dhe investimeve në Kosovë.
KOCAF ka për mision të favorizojë shkëmbimet, partneritetet dhe projektet investive ndërmjet vendeve frankofone dhe Kosovës.
Si kryesues mund të them se tashmë ky klub ka nisur të tregojë frytet e veta.
Kjo është edhe arsyeja e këtij Forumi të mbajtur sot, me qëllim që të diskutohen ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomikë që veprojnë në Shqipëri e Kosovë.
Duhet të çojmë vendin tonë përpara dhe të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi e zhvillimi për të rinjtë e të rejat dhe të parandalojmë ikjen e tyre drejt vendeve evropiane në kërkim të perspektivës. RrP
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...