Google ADS

Rrahim Pacolli për taksën ndaj mallrave serbe: Vendim i cili i mbron interesat nacionale

21:54 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli ka komentuar vendosjen e taksës prej 10 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Ai e ka quajtur një vendim të qëlluar dhe të guximshëm, shkruan arbresh.info.

Sipas tij populli tani duhet të orientohet në blerjen e produkteve që vijnë nga shtetet evropiane.

Shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Vendimi i qeverisë që në mallrat serbe të aplikohet taksa prej 10%, është vendim i duhur dhe i guximshëm.

Tani 90% i mbetet popullit të bojkotojë produktet serbe dhe të orientohet në blerjen e mallrave nga shtetet e fuqishme evropiane. Vendim i cili i mbron interesat nacionale. RrP

LEXO EDHE: Lugina kërkon përjashtimin e produkteve shqiptare nga takimi prej 10 për qind

Shumë shpejt të gjitha mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja në Kosovë tash e tutje do të paguajnë taksë shtesë prej 10%.

Ky vendim është miratuar sot nga kabineti qeveritar, kërkesë kjo që u bë nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Në anën tjetër, pas këtij vendimi Bashkimi Evropian i ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që urgjentisht të shpjegojnë vendimin e tyre për të rritur tarifat me 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme