Sekretari Organizativ i Aleancës Kosovare e Re (AKR), Rrahim Pacolli u ka bërë thirrje institucioneve gjegjëse që të shqyrtojnë mundësinë e heqjes së taksës 100% për produktet serbe dhe boshnjake.
Ai ka thënë që kjo gjë të shqyrtohet dhe të merret një vendim duke i pasur parasysh këshillat e aleatëve strategjikë të Kosovës siç janë SHBA-të dhe Gjermania, shkruan arbresh.info.
Tutje Pacolli u shpreh se duhet t’i jepet hapësirë dialogut dhe paqes në rajon.
Lexoni të plotë shkrimin e tij në Facebook:
U bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin në shqyrtim dhe të trajtojnë me urtësi këshillat e miqve tanë dhe aleatëve strategjikë siç janë SHBA-të dhe Gjermania lidhur me taksën e vendosur ditë më parë nga qeveria.
E tërë kjo duhet të bëhet duke pasur parasysh rrethanat e krijuara dhe proceset integruese të Republikës së Kosovës.
Ne si vend kemi aspiratat e kahmotshme të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave dhe jemi pro vlerave evropiane.
T’i japim hapësirë dialogut dhe paqes në rajon. RrP
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...