Google ADS

Rrahim Pacolli kërkon të hiqet taksa prej 100%

17:56 | 29 Nëntor 2018
Arbresh.info

Sekretari Organizativ i Aleancës Kosovare e Re (AKR), Rrahim Pacolli u ka bërë thirrje institucioneve gjegjëse që të shqyrtojnë mundësinë e heqjes së taksës 100% për produktet serbe dhe boshnjake.

Ai ka thënë që kjo gjë të shqyrtohet dhe të merret një vendim duke i pasur parasysh këshillat e aleatëve strategjikë të Kosovës siç janë SHBA-të  dhe Gjermania, shkruan arbresh.info.

Tutje Pacolli u shpreh se duhet t’i jepet hapësirë dialogut dhe paqes në rajon.

Lexoni të plotë shkrimin e tij në Facebook:

U bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin në shqyrtim dhe të trajtojnë me urtësi këshillat e miqve tanë dhe aleatëve strategjikë siç janë SHBA-të dhe Gjermania lidhur me taksën e vendosur ditë më parë nga qeveria.

E tërë kjo duhet të bëhet duke pasur parasysh rrethanat e krijuara dhe proceset integruese të Republikës së Kosovës.

Ne si vend kemi aspiratat e kahmotshme të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave dhe jemi pro vlerave evropiane.

T’i japim hapësirë dialogut dhe paqes në rajon. RrP

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme