Rrahim Pacolli: Asnjë njeri nuk ka legjitimitet t’i lëvizë kufijtë

12:43 | 26 Gusht 2018
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli ka kritikuar edhe njëherë propozimin për korrigjim kufijsh nga politikanë kosovarë.

Ai thotë se legjitimitet për ta bërë një gjë të tillë nuk ka askush, shkruan portali arbresh.info.

Mes tjerash Pacolli thotë se ndryshimi i kufijve mund të bëhet vetëm me luftë, dhe se për ata që po duan të “korrigjojnë” kufijtë verdiktin do ta japë populli i Kosovë.

Lexoni pa ndërhyrje statusin e tij:

Ata që po negociojnë shkëmbim territoresh në Bruksel, duhet ta dinë se kufijtë e Kosovës nuk ka legjitimitet asnjë njeri t’i lëvizë.

Disa liderë që po lobojnë për ta shitur një pjesë të vendit, nuk do t’ia arrijnë kurrë, sepse ndryshimin e kufijve mund ta bëjnë vetëm me luftë.

Korrigjimi i kufijve nëse flasim në aspektin historik do të duhej të bëhej deri në Nish, e jo të falim veriun për të marrë një pjesë që është e jona.

Edhe këtë pak vend që e kanë njohur 115 vende, dikujt po i intereson ta zvogëlojë, por për këtë çështje verdiktin do ta japë populli i Kosovës. RrP

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme