Me rastin e kryesimit nga Kosova të Bordin Qeverisës të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me ambasadorin francez, Didier Chabert, ambasadorin gjerman, Christian Heldt dhe sekretarin e Përgjithshëm të RYCO-s, Djuro Blanusa, u janë drejtuar studentëve kosovarë për mësimet e nxjerra nga pajtimi franko-gjerman.
Ministri Kujtim Gashi ka thënë se pjesëmarrja me këtë nivel i jep më shumë misionit të RYCO-s, raporton arbresh.info.
“Roli i RYCO-s është i organizuar, ka një strukturë të fuqishme dhe një ekip që do ta implementojë rolin e RYCO-s që e ka të shenjtë për ti eliminuar barrierat mes popuj e të 6 vendeve që janë pjesë e RYCO-s. RYCO e ka bë një punë të madhe gjatë 2018 por edhe gjatë 2019 do ta ketë punë të madhe ku synimet janë që të rinjtë e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë të mos kenë barriera në komunikimin në të gjitha fushat”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Gashi ka thënë se si kryesisë i RYCO-s gjatë 2019 nuk do të jetë e lehtë të shtyhen proceset përpara.
“Kjo për faktin që vendet që përmendura kanë mentalitete të ndryshme dhe ende vazhdojnë të kenë paragjykime për njëri tjetrin. Ajo që është e rëndësishme është që ta përmbushim fuqishëm misionin e RYCO-s që të rinjtë e vendeve tona të jenë pa barriera pa dallime në kuptimin social sepse të rinjtë kudo që janë, janë qytetarë që do të shkëputen nga e kaluara jo e mirë. Këtu nuk them ta harrojmë historinë tonë por ta ndërtojmë një të ardhme të përbashkët që na e garanton rrugën e drejt për anëtarësim euroatlantik”, tha ai duke shtuar se pa paragjykime mund ta jenë pjesë më e shpejt e BE-së.
“Të gjithë ballafaqohemi me probleme të ndryshme si shkollimi, punësimi e lëvizja e lirë. Këtu më keq e kanë pësuar të rinjtë e Kosovës. Roli i RYCO-s do të jetë domethënës për lëvizjen e lirë të kosovarëve. Ne jemi ta obliguar si institucione të shtyjmë përpara agjendat rinore. Edhe temat politike ndikojnë tek të rinjtë tek organizatat rinore, por mua si kryesues i RYCO-s do të më bëjë të jem i përkushtuar që ky mision të mbushet në plotëni”, ka thënë ai.
Arianit Jashari përfaqësues i të rinjve në RYCO ka thënë se pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë sinonim i RYCO-s.
“Nuk e di çka do të thotë bashkëpunim rajonal kur shtetet nuk flasin me njëri tjetrin. Nuk e di çka do të thotë integrim evropian kur kemi regjim vizash. Integrimi në BE nuk bëhet me standarde të dyfishta por duke respektuar njëri tjetrin dhe të drejtën e lëvizjes së lirë. Këta të rinj e dinë shumë mirë se cilat janë procedurat për ta marr një vizë në Bosnjë. Të rinjtë kosovarë kanë vullnet të madh për bashkëpunim rajonal por nuk na jepet mundësia. Vetëm ne të rinjtë nuk e gëzojmë të drejtë fundamentale të lëvizjes së lirë, asnjë nga këta të rinj nuk janë përgjegjës për të kaluarën por mund të punojmë së bashku për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal”, ka thënë ai.
Sekretari i përgjithshëm i RYCO-s, Djuro Blanusa ka thënë se duhet punuar së bashku për të arritur ato që ka qëllim RYCO.
“Ka shumë hapësirë për përmirësim dhe sidomos në fushën e pajtimit. Për ne nganjëherë pajtimi është mungesa e luftës por kjo është shumë më tepër. E kemi shembullin e Francës dhe Gjermanisë që sa kohë ju merr të arrini deri tek pajtimi. Thelbi i punës së RYCO është të mbështes organizatat e të rinjve për aktivitete. Ne duam të zgjerohemi më shumë si të flasim për tolerancën e të tjera. Unë vij nga Beogradi dhe jetoj në Tiranë, ne ndajmë ta njëjta sfida sepse udhëtojmë shpesh për ti parë të dashurit tanë”, ka thënë ai.
Fatos Mustafa zv.sekretar i RYCO-s ka thënë se rastet si Majlinda Kelmendi, Rita Ora, Dua Lipa, Nënë Tereza e njerëz të tjerë i kanë dhënë kulturës perëndimore.
“Të rinjtë e Kosovës dhe të rajonit duhet të përqendrohen në ndarjen e përgjegjësive, pastaj është kontributi të cilin duhet ta japin karshi proceseve që përballet rajoni. Ata i referohen politikës por duhet ta përkthejnë atë se çka ne po japim për të bërë një rajon më të mirë dhe e fundit sa ka mundësi që të rinjtë e rajonit të japinë atë që munden që të përmbushin njëri tjetrit, të rinjtë mund të komplementojmë procese. Kur gjithë bëhemi bashkë mozaiku plotësohet”, ka thënë ai./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...