Rita Ora, e cila para pak kohësh qëndroi në Kosovë si Ambasadore e UNICEF-it dhe ku vizitoi fëmijë e familje në nevojë, ka bërë me dije se do të shfaq këtë fundjavë dokumentarin e realizuar nga kjo vizitë në vendlindjen e saj.
Në një bisedë për “Mailonline”, Rita ka folur edhe njëherë për vizitën e saj të fundit në Kosovë, ku ka thënë se ky udhëtim kishte shumë rëndësi për të.
“Takimi me fëmijë dhe familje në vendin ku kam lindur ishte shumë i veçantë dhe të shoh me sytë e mi punën që bën UNICEF-i për t’i mbështetur ata më ka bërë më të përkushtuar se kurrë që të shfrytëzoj pozitën time për të mbështetur dhe për të bërë fushata”.
“Familja ime iku nga Kosova për shkak të konfliktit në kërkim të sigurisë dhe mundësive më të mira për të ardhmen. Sot, është mrekulli të shohësh Kosovën në paqe dhe fëmijët kanë qasje më të mirë në shëndetësi dhe edukim më të mirë”, tha Rita Ora.
Udhëtimi emocional i këngëtares me takimet me këto familje do të dokumentohet në një film i cili do të shfaqet në ngjarjen “Soccer Aid for Unicef” në ITV këtë të diel.
Rita ka treguar për takimin e saj me një adoleshente babai i së cilës kishte vdekur kur ajo ishte fëmijë, para se nëna e saj të diagnostikohej me kancer.
“Pata nderin të vizitoja Antigonën 19 vjeçare e cila jeton në një zonë rurale jashtë Prishtinës. Babai i saj kishte vdekur kur ajo ishte shumë e re dhe më pas nëna e saj u diagnostikua me kancer, dhe kështu ajo u desh të linte shkollën për t’u kujdesur për vëllezërit dhe motrat e saja dhe kështu nuk pati mundësi shkollimi”.
“Antigona u martua në moshën 16 vjeçare dhe tani ka dy vajza, të cilave dëshiron t’u japë mundësitë që kurrë s’i pati për vete”, tha Rita.
Ylli, që është ambasadore bamirëse, do të performojë mes dy pjesëve gjatë ndeshjes bamirëse “Soccer Aid for Unicef” dhe tha se udhëtimi në vendlindjen e saj ishte “i pabesueshëm”.
“Kam parë gjithë punën e UNICEF-it dhe të njerëzve si infermierja Kefsere që kanë bërë në Kosovë, vendin nga vijë unë, dhe kjo ka shumë rëndësi për mua. Të jesh atje dhe të shohësh gjërat me sytë e tu është vërtetë e pabesueshme”, tha këngëtarja.
Rita ditëve të fundit ka nisur turneun e saj “Phoneix” , përmes së cilit ka drithëruar turmat në mbarë botën.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...