“Është koha që të krijojmë një komision ad-hoc dhe të gjitha deklarimet politike t’i shkrijmë në një rezolutë të përbashkët. Që nga e premtja kam pasë takime me përfaqësues të partive politike, dhe në mbështetje edhe të kryetarit që të fillojë ky proces, së bashku të hartojmë një rezolutë.
Iniciativën e ka mbështetur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe përfaqësues i tyre në komision do të jetë deputeti Armend Zemaj. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, propozoi që kjo rezolutë t’i përcjellët edhe Parlamentit Evropian.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka mirëpritur iniciativën.
“Është e nevojshme që të merren obligime konkrete duke e bërë të dënueshëm mohimn e krimeve dhe gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë. Përfaqësues në komision do të jetë Mërgim Lushtaku,” është shprehur Krasniqi.
Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje do të angazhohet deputetja Saranda Bogujevci.
“Ne është dashur qysh moti të kemi një gjykatë të krimeve në Kosovës. Nuk ka patur as minimum të vullnetit për të dënuar krimet e kryera nga Serbia,” deklaroi deputetja Albulena Haxhiu në emër të Vetëvendosje.
Teuta Haxhiu, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se është shumë e rëndësishme që Kuvendi të flasë përmes një rezolute për këtë çështje. AAK-në do ta përfaqësojë Muharrem Nitaj.
Përfaqësuese e PSD-së do të jetë Aida Dërguti, ndërsa NISMA Socialdemokrate do të përfaqësohet nga Bilall Sherifi. Grupin 6+ do ta pëfaqësojë Danush Ademi.
Model është marrë rezoluta e Parlamentit Evropian për Serbrenicën, përmes të cilës kërkohet tribunal special që i dënon këto krime./arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK