Pas miratimit të buxhetit dhe ligjit për paga, deputetët do t’i kthehen sërish ulëseve të parlamentit sot me një seancën e cila është vazhdimësi e seancave të cilat kanë mbetur të papërfunduara.
Në mesin e shumë pikave të cilat pritet të marrin dritën e gjelbër nga deputetët, për herë të dytë një miratim të tillë pritet ta marrë edhe rezoluta e opozitës e cila ka vetëm një pikë, ku thuhet se “Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe askush, e as Presidenti i vendit, nuk mund te dialogojë për territorin e Republikës se Kosovës”.
Ndonëse kjo pikë do të kërkojë mundësinë e dytë për miratim, siç duket edhe këtë herë kjo rezolutë e opozitës do të dështojë, shkruan arbresh.info.
Kjo për faktin se dy partitë të cilat janë në pushtet e që thirren kundër ndryshimit të kufijve nuk janë të sigurt nëse do ta votojnë.
Për deputetin e NISMA-së, Milaim Zeka, një rezolutë e tillë është edhe një rezolutë koti.
Sipas tij Kuvendi i Kosovës nuk duhet të merret më me rezoluta të tilla, por me çështjet serioze siç është Telekomi.
“Për veten time nëse marr pjesë nesër, ajo çka më intereson është tema ku do të përgjigjen anëtaret e komisionit hetimor për Posten dhe kjo është më e rëndësishme se sa disa teke të opozitës të cilat rezoluta janë të kota dhe nuk ishte dashur me u merr me to në vend se mu merr me çështje të tjera. Më interesante është mu merr me krimin e organizuara në postë dhe në Valë se sa mu merr me rezoluta të kota të cilat nuk sjellin asgjë. Këta po ngrehin tema të tilla sepse opozita është më e mirë se pozita. Krejt rezolutat që po vijnë në Kuvend janë pa kuptim dhe nuk po del as ndonjë rezultat nga to, andaj nuk ishte dashur parlamenti më u marr ma me to”, tha Zeka.
Edhe deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë për arbresh.info se nesër deputetët do të vendosin për këtë çështje.
Ndërsa shton se kjo rezolutë nuk ka më efekt, pasi e njëjta flitet edhe në dokumentet e tjera e të cilat sipas tij janë miratuar pa votat e opozitës.
“Nuk e di se duhet me të njëjtën përmbajtje ka plot dokumente. Kjo është cek edhe në ligjin për dialog dhe në ligjet e tjera. Kjo më shumë është temë për efekte elektorale, pasi që janë të ditura edhe qëndrimet e Qeverisë dhe të parlamentit lidhur me territorin e Kosovës. Nesër ne zakonisht i mbajmë takimet si grup para seancave dhe do të vendosim. Krejt ato çka janë në rezolutë janë në dokumente që janë aprovuar pa miratimin e opozitës, ata ma mirë është me ju bashku kauzave për shtet se sa me manovru me situata të panevojshme”, tha deputeti Selmanaj.
Ndryshe, këtë rezolutë opozita e ka dërguar në parlament për votim në kohën kur ende nuk ishte i formuar ekipi negociator.
Mirëpo, ndonëse ishin thirrur në vazhdimësi kundër korrigjimit të kufirit, AAK-ja dhe NISMA, nuk e kishin votuar atëkohë, duke bërë kështu që kjo rezolutë të kthehet përsëri në Kuvend për miratim, më 28 shkurt.
E ai që ka ngritur përsëri një dyshim për miratimin e saj, është shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Përmes një postimi në facebook, Hoti ka thënë se Rezoluta e opozitës, e datës 4 shtator 2018, me një pikë të vetme ku thuhej se “Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe askush, e as Presidenti i vendit, nuk mund te dialogoje për territorin e Republikës se Kosovës” nuk u votua nga AAK dhe Nisma, edhe pse publikisht u patën deklaruar se e mbështesin. Pasnesër, (sot) në seancën e radhës, kjo rezolute është ne rend dite. Nëse z.Haradinaj e ka seriozisht, atëherë duhet t’i udhëzojë deputetet e AAK-se të votojnë këtë rezolute. Është kaq e thjeshtë”, thuhet në postimin e Hotit.
Në këtë seancë e cila është vazhdimësi e seancave të mbetura në gjysmë, janë një sërë pikash të cilat priten të marrin miratimin e deputetëve./V.Selimi/Arbresh.info/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA