Rexhep Selimi: Sylë, mbahu edhe pak, ata do të turpërohen kur drejtësia do të triumfojë

19:26 | 25 Tetor 2018
V. S.

Deputeti i Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook ka komentuar lirimin  e Jahir Demakut nga Burgu i Dubravës, të cilit i ka uruar kthimin pranë familjarëve të tij.

Por, Selimi shkruan edhe për mbajtjen në burg sipas tij të padrejtë të komandatit, Sylejman Selimit. Ku ai thotë se nuk bëhet fjalë për drejtësi, ndërsa shton se koha do t’i nxjerrë përgjegjësitë politike që po e dhunojnë drejtësinë!

Ky është statusi i plotë i Selimit:

25 Tetor

Sylejman Selimi ende peng i padrejtesise!

Sot nga Burgu i Dubraves u lirua Jahir Demaku, por jo edhe Sylejman Selimi.

I urojme Jahirit dhe Familjes Demaku – Mire se u ktheve ne shtepi Jahir! E di qe ketij kthimi nuk munde t’i gezohesh ashtu sic do te duhej as ti e as familja jote kur kjo nuk ndodhi edhe me Komandantin tend i cili sot te perciolli nga Dubrava ku po mbahet paligjshem.

Mbeti ne burg Gjeneral Sylejman Selimi i cili padrejtesisht u arrestua, padrejtesisht u denua e krejt padrejtesish dhe paligjshem edhe po mbahet peng ne burg.

Si mund te shpresohet edhe me tutje ne drejtesi ne Kosove kur padrejtesia ka arritur deri ne kete shkalle?

Sylejman Selimi u arrestua edhe pse nuk kishte bere asgje te keqe, u gjykua me deshmitare te rrejshem, u denua pa fakte dhe pa deshmi, kurse sot nuk u lirua edhe pse tash e tre muaj me pare kishte vendosur Gjykata Supreme per rigjykim ne procesin “Drenica”

Ketu nuk behet me fjale per drejtesi!

Koha do t’i nxjerre nje dite edhe pergjegjesit politike qe po e dhunojne drejtesine! Ata do te turperohen kur e verteta do te dale dhe drejtesia do te triumfoje.

Syle, mbahu edhe pak! Qendro dhe gezoju faktit qe nuk je sikur ata qe te derguan ne burg./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme