Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se mbajtja në burg e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është e paligjshme.
“Jo vetëm padrejtësisht por po mbahet edhe paligjshëm sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku kjo e fundit ka dhënë një vendim për kthimin e procesit në pikën zero dhe Gjykata Supreme nuk po e zbaton atë”, është shprehur Selimi për arbresh.info.
Janë bërë disa javë prej kur Gjykata Supreme e Kosovës e kishte hedhur poshtë kërkesën për lirim të Sylejman Selimit. Kjo Gjykatë kishte liruar me kusht Komandantin Jahir Demaku, bashkëluftëtar i Selimit.
Për këtë lajm pati reagime të shumta. Ndër të tjera avokati i Selimit, Tomë Gashi pas këtij lajmi kishte thënë se Gjykata Supreme e Kosovës e ka marrë këtë vendim në mënyrë të kundërligjshme.
“Paneli për lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin, a thua pse as sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Sylejman Selimi. Qartas në mënyrë të kundërligjshme dhe pa vendim gjyqësor për 136 ditë, Gjykata Supreme po e mbanë në burg Sylejman Selimin. Edhe tentimi i sotëm për ta liruar me kusht dështoj pasi që nuk pati vullnet politik të atyre që thirrën në drejtësi”, pati deklaruar Gashi.
Ndërsa ditën pasi që u dha një vendim i tillë kishte pasur reagime edhe nga zyrtarë të tjerë shtetrore.
Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj pati thënë se do të kërkojë debat parlamentar dhe komision hetimor parlamentar për rastin e “Sylejman Selimit”.
“Pse nuk u liru Gjeneral Sylejman Selimi sot? Sa janë të sakta pretendimet e mbrojtjes se ai po mbahet në burg pa një vendim të plotfuqishëm gjyqësor? A po i shkelen të drejtat Gjeneral Selimit? A po shkelet drejtësia në emër të mbrojtjes së saj? Për të gjitha këto do të kërkoj debat parlamentar dhe pse jo edhe komision hetimor parlamentar për ta parë rastin e Gjeneral Sylejman Selimit”, kishte thënë ai.
Edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati kishte reaguar për vendimin e Gjykatës Supreme.
“Sot morëm lajmin e shumë pritur për lirimin e Gjeneralit Jahir Demaku i cili ishte i privuar nga liria, ne nuk kemi dyshuar asnjëherë në pafajësinë e tij ashtu si nuk dyshojmë për luftën e pastër të UÇK së. Duke shpresuar qe institucionet përkatëse të vendosin drejtësi dhe të kuptojnë vlerat e vërteta të UÇK-së presim sa më shpejt vendimin për lirim të Gjeneralit Sylejman Selimi. Ne dënojmë ashpër veprimin e atyre që ju privuan nga liria pa asnjë bazë, por për interesat e tyre politike”, pati thënë Gucati.
Edhe bashkëluftëtari i Sylejman Selimit i cili ishte liruar në ditën kur këtij të fundit nuk iu aprovua kërkesa për lirim, Jahir Demaku kishte reaguar për këtë vendim të Gjykatës.
Ai kishte thënë se edhe pse pas pesë vjetëve është liruar, gëzimi i tyre u ka mbetur në gjysmë.
“Na ka mbetur në gjysmë ky gëzim për shkak se prapa grilave ende po qëndron bashkëluftëtari Sylejman Selimi. Kam lënë pas vetës në burg Komandant Sulltanin. Ai po mbahet padrejtësisht në burgim”, ishin fjalët e tij.
Ndryshe, Gjykata Supreme e Kosovës kishte hedhur poshtë kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të dënuarëve në rastin e grupit “Drenica 2”, përkatësisht të dënuarve I.Th., S.D., N.D., D.D., F.D., B.D., Z.D., A.D., S.S., dhe kërkesa e përbashkët e të dënuarve F.D. dhe N.D., të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë që i ka shpallur ata fajtor për veprën penale krime të luftës./arbresh.info/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...