Google ADS

Resul Sinani kandidat për deputet nga AAK-ja

16:46 | 6 Shtator 2019
A Z

Ish-gazetari, Resul Sinani do të kandidojë për deputetë nga Lista e AAK-së dhe PSD-së.

Këtë e ka bërë të ditur vet Sinani përmes një postimi në Facebook, teksa i është falënderuar Haradinajt për besimin e dhënë.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Të dashur familjarë, të afërm e miq, kolegë e ish-kolegë, ju që me keni njohur për së afërmi si gazetarë, moderator, ju studentë e ish studentë që më keni njohur si e ligjërues tuajin, të nderuar qytetarë të Kosovës, jam shumë I NDERUAR të ju njoftoj, se do të jem kandidat për deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës!

Besimi që më është dhënë nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe nga Kryesia e AAK-së, që të jem në listën e kandidatëve që garojnë për deputetë, përkrah shumë personaliteteve të dëshmuara politike të AAK-së dhe shumë të tjerëve të rreshtuar së fundmi në AAK, me bën nder dhe është vlerësim shumë i madh për mua. Ky vlerësim për mua është obligim që të punojë me sinqeritet, dinjitet, nder e përkushtim për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve tanë, duke zbatuar politikat programore të koalicionit Fitues AAK-PSD për 100% Shtet, me 100% Guxim, Dije dhe Përkushtim!

FITOREN TIME E BAZOJ në të qenit 100% vetja, në origjinalitetin tim me të cilin më njihni, në sinqeritetin dhe përkushtimin tim me të cilin kam kryer çdo punë dhe funksion përgjatë dy dekadave në televizion, e pothuajse 15 vjetësh në mësimdhënie, DO TA SYNOJ me sinqeritet, përkushtim dhe angazhim gjatë takimeve dhe komunikimit që do ta kem me shumë qytetarë gjatë ditëve të fushatës, si dhe me PREMTIMIN se çdo vendim dhe çdo veprim do ta bëj sikur ta bëja për fëmijët e mi Luelën, Anuarin dhe Azalean.

GARËN do ta marr me shumë sportivitet, duke besuar se qytetarët e Kosovës dhe veçanërisht votuesit e koalicionit AAK-PSD, këtë garë do ta shndërrojnë në festë të fitores për të gjithë vendin. Fitorja e koalicionit AAK-PSD garanton se Kosova do të jetë 100% për të gjithë!.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme