Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në mbledhjen e sotme ka diskutuar lidhur me kërkesën e rektorëve të universiteteve publike rreth programeve të pa akredituara.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj ka thënë se këshilli shtetëror i cilësisë ka sjell vendime pas vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtar vlerësues, raporton arbresh.info.
“KSHC ka sjell vendim pas raportit të eksperteve vlerësues të jashtëm. Nuk kanë qenë në pyetje ato programe me u vlerësua. Janë marrë vendime Ad hoc dhe janë tërheq 13 drejtime që janë bazë”, tha ai.
“Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas email-njoftimit të dërguar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, i janë refuzuar 24 programe të studimit, 11 prej tyre janë refuzuar për vazhdimin e procedurave për akreditim/riakreditim, ndërkaq janë tërhequr 13 programe ekzistuese të akredituara me udhëzimet administrative dhe legjislacion në fuqi gjatë kohës kur kanë aplikuar për akreditim/riakreditim, të cilat në kohën kur janë akredituar, kanë kaluar në procedurat e vlerësimeve të ekspertëve ndërkombëtarë vlerësues”, deklaron më tej Demaj.
Demaj ka thënë KSHC nuk ka akredituar drejtime që janë shumë substanciale. Ai përmendi Fakultetin e Edukimit që iu janë refuzuar gjashtë drejtime.
“Për disa programe të refuzuara janë dhënë arsyet nga KShC-ja, si: mungesa e dokumentacionit të bartësve, apo probleme teknike me deklarimet. Mirëpo, në dokumentacionin që posedojmë, kemi dëshmi se UP ka dosje të kompletuara komfor kërkesave të AKA-së. Ndërkaq, sa i përket problemeve teknike, konstatojmë se Zyra për Zhvillim Akademik në UP ka dhënë sqarimet e nevojshme në raportin e dërguar në AKA. Për një numër tjetër të programeve, KShC-ja nuk kane dhënë arsyetime”.
“Ky këshill ka dhënë vendime në mënyrë selektive. Dikujt ia kanë shkuar të dhënat dikujt jo.”
Rektori i universitetit të Gjilanit Bajram Kosumi u shpreh i shqetësuar me mënyrën e shqyrtimit dhe marrjes së vendimeve nga AKA dhe KShC.
Sipas Kosumit, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka kërkuar gjëra që janë kundër ligjit.
“AKA ka kërkuar fusha të ngushta studimore. Asnjë debat nuk ka qenë kurrë për fushat studimore. Jam shumë mirë i njoftuar kur i kemi miratuar fushat studimore në AKA. Fushat studimore ne fushën e akreditimit janë kërkuar fusha studimore të ngushta. Fushat studimore nuk i harton AKA as MASHT por i cakton hartuesi”, tha ai.
Kosumi tha se me refuzimin e 42 programeve mbesin në rrugë mbi 10 mijë studentë.
“10 mijë studentë preken nga këto programe. 10 mijë studentë iu kanë mbyllur rrugët”.
Anëtarja e komisionit për arsim, Teuta Haxhiu u ka thënë rektorëve që është në mbrojtje të universiteteve publike dhe në mbrojtje të studentëve.
Ajo pati një porosi për rektorët duke u thënë se ata duhet të prodhojnë cilësi.
Sa i përket grevës Haxhiu u tha se kur keni diçka më të madhe si përgjegjësi nuk duhet të dëmtohen studentët.
“Unë kam qenë për hapjen e universiteteve të reja por nuk kam qenë për universitetet pa cilësi. Në Kosovë nuk ka universitete private aty është biznesi. Mirëpo ju mundeni me i bo konkurrencë me cilësi dhe kuadro. Nëse profesorët e juaj punojnë në 5 6 vende fizikisht nuk mund të punojnë.”
Ajo u tha rektorëve që është me ta por pret edhe përgjigjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të cilët i kanë ftuar nesër në takim. /Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?