Google ADS

Reka për zgjedhjet presidenciale: Udhëheqim në të gjitha komunat shqiptare

00:03 | 22 Prill 2019
Trina Galanxhi

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga opozita shqiptare, Blerim Reka, në një konferencë për media, ka thënë se ai udhëheq në të gjitha komunat ku banojnë shqiptarët.

Ai ka theksuar se udhëheqin në një diferencë të madhe, praktikisht 3 me 1 kundrejt kandidatëve të tjerë.
Reka ka akuzuar partitë në pushtet se ka pasur një presion të madh kundrejt votuesve shqiptarë dhe elektorati ka qenë i kapur.

Ai ka theksuar se ishte optimist sepse në mbi 50 për qind të votave të numëruar deri më tani, ai ka marrë mbi 50 mijë vota dhe kjo do të thotë shumë.

Reka ka thënë më tej se ky korpus i votave “Reka për Republikën” paralajmëron një pranverë të re për vendin dhe shumë shpejt sipas tij do të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

Ai ka shtuar në fund se nuk është dakord me këtë sistem zgjedhor për zgjedhjen e presidentit, duke sugjeruar se kështu si funksionon nuk mund të jetë funksional duke propozuar ose rritjen e kompetencave të presidentit të Republikës ose presidentit të zgjedhet nga parlamenti nëse kompetencat vazhdojnë këto që janë.

Të ngjashme