Sidomos në dy ditët e fundit, temperaturat maksimale gjatë ditës kanë arritur në mbi 40 gradë celsius.
Shumë vende të Evropës janë përballur me zjarre të mëdha që janë shkaktuar si pasojë e të nxehtit të madh dhe mungesës së shiut.
Ndërsa në Kosovë, sot është regjistruar rasti i parë i zjarrit si pasojë e temperaturave të larta.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka në një prononcim për lajmi.net tha se sot kanë intervenuar në një zjarr në fshatin Siqevë.
“Deri më sot nuk kemi pasur raste të zjarrit, ndërsa sot kemi intervenuar në një zjarr në Siqevë”, tha Zeka.
Zeka ka thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes me hedhjen e gjërave të cilat mund të shkaktojnë zjarr, ngase kjo paraqet rrezik të jashtëzakonshëm.
“Duhet të ketë kujdes maksimal faktori njeri. Qytetarët duhet të kenë kujdes me hedhjen e gjërave që mund të shkaktojnë zjarr, si cigare dhe objekte të cilat nga nxehja mund të shkaktojnë zjarr”, tha Zeka.
Ai më tutje ka shtuar se duhet të ketë kujdes të veçantë edhe me ndezjen e zjarreve për arsye të tjera ngase mund të dalin nga kontrolli për shkaqe të temperaturës dhe thatësirave.
“Gjithashtu duhet të kenë kujdes me ndezjen e zjarreve sepse zjarri mund të përhapet, por duhet të kenë kujdes sepse mund të ketë rreziqe të jashtëzakonshme”, tha Zeka për lajmi.net.
Vlen të theksohet gjithashtu se në disa pjesë të Kosovës, kanë lindur edhe probleme me ujin e pijshëm si pasojë e temperaturave dhe thatësirave që po mbretërojnë këtë fillim vere.
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...