Google ADS

Refuzojnë të paguajnë taksën, kthehen mbrapshtë 20 maune me mallra serbe

16:51 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të rritet taksa prej 100% për të gjitha produktet serbe, rreth 20 maune me produkte serbe në pikëkalimin kufitar të Merdares nuk kanë pranuar të paguajnë këtë taksë dhe si rrjedhojë janë kthyer mbrapshtë.

Të paktën kështu kanë deklaruar zyrtarë të doganës së Kosovës për portalin arbresh.info.

Vendimi i Qeverisë ka nxitur reagime si nga ana e serbëve po ashtu edhe ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar që kjo taksë të hiqet.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk ka treguar ndonjë datë se deri kur do ta heqë këtë taksë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme