Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, u ka bërë thirrje institucioneve që kësaj here ta kenë prioritet reformën zgjedhore.
Ai ka vlerësuar se përmes reformës do të mund të bëhen ndryshime që do të reflektonin në përmirësimin e procesit zgjedhor.
Sipas Hoxhës, do të ishte mirë që reforma zgjedhore të përfundonte para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
“Reforma zgjedhore ende nuk po merr unifikimin e duhur të partive politike edhe pse të gjitha janë pro saj. Institucionet e vendit kësaj here duhet ta kenë prioritet reformën zgjedhore, pasi përmes saj do të mund të bëheshin ndryshime që do të reflektonin në përmirësimin e mëtejmë të procesit zgjedhor, ku do të shmangnim një numër të madh problemesh me të cilat jemi ballafaquar në zgjedhjet e kaluara. Kësaj herë do të ishte mirë që reforma zgjedhore të përfundonte para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Edhe ky është një proces madhor dhe i rëndësishëm për shtetin tonë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”./arbresh.info/
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe