Ndihmës sekretari ardhshëm i Shtetit për Evropë dhe Azi, Philip Reeker u ka bërë thirrje edhe njëherë autoriteteve të Kosovës që të suspendojnë taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi.
Këto komente, diplomati amerikan i bëri në Shkup ku po merr pjesë në një seminar dyditor për sigurinë, raportet rajonale dhe zhvillimin ekonomik, “Ballkani 360”.
Diplomati amerikan është fokusuar në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, me ç’rast ka theksuar se “normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në kornizën e dialogut që po udhëhiqet nga BE-ja, është mundësi për zgjedhjen e problemit që cungon gjithë Ballkanin”.
“Nëse Prishtina zyrtare nuk kthehet në negociata siç ka thënë ‘pa kushte’, atëherë do të rrezikojë të ardhmen e saj evropiane dhe jo vetëm”, tha Reeker.
“Ne nuk kërkojmë nga Kosova që t’ia japë Hënën, por të heqë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës për një kohë të caktuar”, u shpreh ai.
“Pastaj do të mund të shohim se çka do të mund të arrihet në tryezën e bisedimeve. Asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar përderisa nuk arrihet ujdi për të gjitha aspektet e saj”, theksoi Reeker.
Kosova, nënvizoi ai, nuk humb asgjë nëse negocion, por “mund të rrezikojë gjithçka nëse nuk ulet në tryezën e negociatave”.
Gjithashtu, ai ka ftuar edhe Beogradin, i cili sipas tij, ka qenë agresiv në negociata, të angazhohet për të normalizuar marrëdhëniet.
Ai ka përmendur edhe mbështetjen amerikane për Kosovën, duke tërhequr vërejtjen për pasojat që mund të ketë mospezullimi i i taksës.
“Qytetarëve të Kosovës ju themi se e kuptojmë frustrimin tuaj, dhe e kuptojmë dëshirën tuaj për të kontrolluar të ardhmen tuaj, dhe për të çuar përpara integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Nuk diskutohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe pavarësinë tuaj”, tha ai.
“SHBA-ja ka investuar shumë në suksesin e Kosovës si shtet i pavarur, multietnik dhe sovran. Ne qëndrojmë pas jush në vazhdimësi. Por, në disa raste ne kemi ardhur te ju me kërkesa të rëndësishme dhe kjo është njëra prej këtyre herëve”, theksoi diplomati amerikan.
“SHBA-ja, ndoshta mikja juaj më e afërt strategjike, beson se arritja e një marrëveshje me Serbinë është e vetmja rrugë që Kosova të shkojë përpara. Fakt është që Kosova nuk mund t’i kthehet dialogut me Serbinë pa suspendimin e taksës, gjë që ne besojmë se është në interes të Kosovës, SHBA-së dhe të gjithë rajonit. Është fatkeqësi dhe e habitshme që akoma kemi mosmarrëveshje serioze me Qeverinë e Kosovës për këtë çështje. Kam frikë se Kosova dëmton marrëdhëniet tona bilaterale, marrëdhënie të cilën ne e vlerësojmë shumë”, tha Reeker, përcjell rel.
Diplomati amerikan ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten të përkushtuara për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për shkak se kjo është interes strategjik i SHBA-së.
“Marrëveshja historike e Prespës është ajo e cila ia hapi rrugën Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës së veriut duke përshpejtuar procesin e integrimeve evropiane”, theksoi Reeker.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara të mbështesin aspiratat e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të siguruar anëtarësim në Bashkimin Evropian, jo për shkak se jemi zemërmirë, por për shkak të strategjisë së SHBA-së për të pasur paqe, prosperitet dhe stabilitet në Evropë, për të cilën ne luftuam së bashku 75 vjet më parë”.
“Zgjerimi, si shtytje për reformat politike dhe ekonomike të nevojshme për t’u kualifikuar për anëtarësim në institucionet evropiane, përpara sfidave të brendshme dhe të jashtme, duhet të mbetemi të përqendruar dhe të angazhuar në punë për të avancuar synimet për qeveri më transparente dhe të përgjegjshme, sundimin e së drejtës, lirinë e mediave dhe krijimin e kushteve për të pasur një sektor civil të përkushtuar”, ka theksuar Reeker.
Reeker po ashtu tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Greqisë, Alexis Tsipras, si dhe ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve, duhet që të mburren me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila o dha fund kontestit për çështjen e emrit mes dy vendeve fqinje, duke nënvizuar se “liderë të Ballkanit do të mësojnë nga kjo përvojë, se problemet dhe konfliktet historike mundet të kalohen”.
“Suksesi i Marrëveshjes së Prespës është fakt i punës së palodhshme dhe kompromisit midis liderëve të cilët arrijnë të demonstrojnë madhështi”, tha Reeker.
Diplomati i lartë amerikan gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet me kryeministrin Zaev, liderin e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ndryshe, Philip Reeker ishte ambasador i SHBA-së në Maqedoni gjatë periudhës 2008-2011.
Kjo është vizita e tij e parë në vend pas paralajmërimeve se do ta marrë
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...