Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka mohuar të ketë shpenzuar në llogari të shtetit duke konsumuar qindra kafe, shwepsa e mijëra euro për çdo muaj.
Pacolli lajmet që po qarkullojnë në disa media për të i ka quajtur të pavërteta.
“Në respekt të opinionit publik, dua të them me përgjegjësi morale e penale ju informoj se kjo nuk mundet me qenë e vërtetë! Kjo lloj fushate ngjan me telenovelat e verës, por nuk kam kurrfarë dëshire dhe nuk ka kurrfarë baze me qenë unë në qendër të tyre. Së pari, asnjëherë në mandatin tim për të cilin flitet, nuk kam konsumuar për llogari të shtetit ( vetem nëse ka pasur ndonjë delegacion zyrtar, por këto kane qenë shumë pak)”, ka shkruar Pacolli në facebbok.
Ai ka ftuar prokurorinë që menjëherë të hap këtë rast dhe ta hetojë në mënyrë të detajuar.
Postimi i tij i plotë:
Prokurorija duhët të hetoj menjëherë!
Jam duke u kthyer nga udhëtimi zyrtar në Tajlandë dhe po lexoj në disa media gjoja se unë personalisht kam shpenzuar qindra kafe e shwepsa e mija euro për cdo muaj!
Në respekt të opinionit publik, dua të them me përgjegjësi morale e penale ju informoj se kjo nuk mundet me qenë e vërtetë!
Kjo lloj fushate ngjan me telenovelat e verës, por nuk kam kurrfarë dëshire dhe nuk ka kurrfarë baze me qenë unë në qendër të tyre.
Së pari, asnjëherë në mandatin tim për të cilin flitet, nuk kam konsumuar për llogari të shtetit ( vetem nëse ka pasur ndonjë delegacion zyrtar, por këto kane qenë shumë pak).
Shumicën e musafirêve i kam ftuar në shtëpinë time, me shpenzimet e mia e shumë shpenzime të tjera i kam paguar nga xhepi im. Une nuk kam marrë as rrogë; as mëditje dhe shpenzimet e hoteleve dhe shumicën e madhe të biletave të udhetimeve zyrtare i kam paguar poashtu nga xhepi; nuk kam pasur makine zyrtare dhe nuk kam konsumuar as një liter benzinë, për tërë kohēn sa isha në qeveri. Cdo shujtë që e kam konsumuar në byfenë e Kryeministrisë e kam paguar nga xhepi im. Për informatë, për kuriozët e hollësirave, unë konsumoj një kafe speciale e cila kërkon një makine speciale. E këtë të fundit e kam pasur ( edhe tani e kam) në zyrën time dhe kur kam dashtë, e kam shfrytezuar.
Së dyti, unë nuk di kur herën e fundit kam pi pije gazuese ( shweps etj, për të cilat shkruhet), nuk i konsumoj asnjëherë ato! Cdo konsumim tjetër që kam bërë, e kam paguar kesh ose e kam
nënshkruar faturën. Si rregull, çdo konsumim nga ana ime, duhet ta ketë nenshkrimin tim ( një gjë të tillë në mënyrë permanente e bej edhe kur eshte fjala per llogaritë qe nuk kanë të bëjnë me palën e tretë. Kjo do të thotë: nëse nuk ka një fakturë të nënshkruar nga unë, nuk është e imja kategorikisht!.
Nëse është keshtu- siç shkruajne mediat- atëhere dikush ka abuzuar në emrin tim.
E ftoj prokurorin që menjëherë të hap këtë rast dhe ta hetojë në menyrë të detajuar. Unë qëndroj në dispozicion.
Eshtë turp per cka akuzohem!
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...