Ministria e Arsimit përmes një reagimi për media ka sqaruar situatën e krijuar me kërkesën e zëvendësimit të orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve.
Në reagim thuhet se MASHT nuk ka marrë asnjë vendim për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve.
“Me qëllim të informimi të drejtë të DKA-ve, drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve dhe opinionit publik, MASHT sqaron se në asnjë rast nuk është deklaruar dhe as marrë vendim për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve”, thuhet në reagim.
“MASHT, konfirmon edhe njëherë se jemi të gatshëm të rishikojmë dhe analizojmë të gjitha mundësitë për të gjetur një formulë të re të zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës dhe të tërheqim formulën aktuale të kompensimit të orëve”, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu, MASHT shprehet i hapur për bashkëpunim edhe me sindikalistët e arsimit, të cilët janë kundërshtarët më të mëdhenj për zëvendësimin e orëve të humbura.
“Ashtu siç jemi dakorduar në Komisionin Parlamentar për Arsim, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me SBASHK dhe të gjithë akterët e tjerë për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për kompensimin e orëve, duke plotësuar kërkesën e SBASHK-ut për tërheqje nga formula aktuale e paraparë me vendimin për kompensim të orëve”, thuhet tutje aty.
“Aktualisht, jemi duke pritur që SBASHK të diskutojë në Këshillin Drejtues për opsionet për të zgjidhur situatën e krijuar në procesin e zëvendësimit të orëve sipas konkluzioneve të dakorduara në mes të Komisionit Parlamentar, MASHT-it, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve”, përfundohet në komunikatë.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...