Google ADS

Reagon Haxhi Avdyli për suspendimin e mjekëve në QKUK

17:06 | 16 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Haxhi Avdyli, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes një postimi të tij në Facebook ka reaguar për suspendimin e tre mjekëve që ndodhi 3 ditë më parë nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, pasi që po këta të njëjtit nuk u gjenden në vendin e punës.

Sipas Avdylit, Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk është “kafiq” dhe se profesorët nuk janë kamariera.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Këta udhëheqësit sotshëm të shëndetësisë, po mendojnë që Qendra Klinike Universitare është KAFIQ ,e profesorēt e specialistët janë kamariera. I përjashtojnë nga puna si kamarierët sepse thojnë se gjejmë plot tjerë për kafiqat e tyre .Por me gjetë një prof Dr Sami, prof Dr Gani, doc Dr Skender ,Doc Dr Isa, dr Faredin, dr Bedri, etj duhet me prit edhe 30 vjet. 4 vite shkolla mesme e mjekësisë, 6 vite fakulteti ,6 vite specializimi, 3 vite minimum magjistratura, 4 vite minimumi doktoratura, qindra trajnime ,seminare, jashtë vendit , qindra hulumtime të botuara jashtë, mijëra të operuar me sukses, qindra mjekë të rinj të edukuar nga këta dhe në fund dëbohen si lecka tē perdorura edhe pa i dërguar as në komision diciplinor. Më shumë ka nevojë QKUK e pacientët për ta ,sesa këta për QKUK, se Spitalet private në KS kanë për ti paguar 4 der 5 herë më shumë se 650 € që i mirrnin aty. Të gjithë pajtohemi se sdo duhej të kishte kompromis me miton, dhe mostrajtimin e pacientit por jo ndjekje pas mesnate ,kur dihet që mjekët e rinj mbuluan shërbimin emergjent si çdo kund në botë. Të padijshëm , dhe tendencioz mbeteni, sa do që luani rol të pafajshmit para mediave.

Në QUKUK janë suspenduar tre mjekë pasi që gjatë inspektimit që është bërë nëpër klinika, ata nuk gjendeshin fare në vendin e punës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, i cili ka thënë se mungesa e mjekeve në vendin e punës mund të jetë humbje e madhe për dikë, prandaj askush nuk do të falet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme