Google ADS

Reagon edhe Haradinaj pas tragjedisë në Teksas

10:08 | 4 Gusht 2019
Arbresh.info

Pas presidentit Thaçi, edhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në El Paso të Teksasit.

Në këtë ngjarje tragjike mbetën të vdekur 20 persona u lënduan nga një sulm me armë në një supermarket të “Walmart”.

“Mendimet dhe lutjet e Kosovës janë me viktimat dhe familjarët pas sulmit të tmerrshëm në ‘Waltmart’ në SHBA.”, shkroi Haradinaj.

Ndryshe, 21-vjeçari Patrick Crusius hyri në supermarket duke lënë të plagosur edhe 26 të tjerë.

Njëzet persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm masiv në qytetin El Paso të Teksasit.

Pë ngjarjen në El Paso kanë reaguar edhe liderë tjerë botëror.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme